LAJMI I FUNDIT:

Qepa dhe hudhra i japin forcë organizmit

Qepa dhe hudhra i japin forcë organizmit

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, ndërsa shkenca e ka vërtetuar këtë.

Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL. ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.

Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës .

Hudhra, ndërkaq, ka ndikim më të gjerë: parandalon dhe zbut ftohjet, shëron barkqitjen, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru.


Hudhra forcon sistemin imunologjik, rregullon sheqerin në gjak si dhe përmban antioksidantë të fuqishëm. Ndikimi i hudhrës është i njëllojtë, pa marrë parasysh hahet e freskët, e zier apo e pjekur. Për qëllime shëndetësore, do të duhej ngrënë një thelb hudhre në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori