Problemi me qentë endacakë në komunën e Prishtinës po vazhdon tash e sa vite.
Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vitin e kaluar mori buxhet në vlerë 1.3 milion nga Qeveria për vaksinimin dhe trajtimin mjekësor të qenve endacakë. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se numri i qenve endacakë nëpër rrugë vazhdon të jetë i lartë dhe se ata ndihen të rrezikuar sidomos në kohë dimri.
Gëzim Berisha ka thënë për KP se qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët, andaj kërkon arritjen e një zgjidhje të përhershme, duke ditur rrezikun që ata sjellin edhe për fëmijët e vegjël, ku në të kaluarën ka pasur raste të sulmeve dhe lëndimeve fizike.
“Ndjehemi të rrezikuar të gjithë prej tyre. Një fjalë popullore thotë se “qenit nuk I zihet besë”, kështu që pavarësisht vaksinimit ka mundësi që ata nganjëherë janë të tërbuar, andaj është më mirë të gjendet ndonjë vend për strehimin e qenve”, tha ai.
Edhe qytetari tjetër Hasan Ramadani thotë se strehimi i qenve endacakë në një vend të caktuar do të ishte një zgjidhje permanente. Ai tregon se si në dy raste kishte shpëtuar një grua, e cila po sulmohej nga qentë endacakë.
“Dy fëmijëve ua morën jetën qentë endacakë. Qentë duhet vaksinuar që të mos bëhen agresivë, sidomos shkaku i fëmijëve të vegjël. Ata gjatë dimrit janë më agresivë, nuk kanë çfarë të hanë, lypin andej-këndej nuk rehatohen. Do të ishte mirë sikur të mblidheshin diku… Dy herë unë kam shpëtuar një grua në mëngjes që të mos e kafshojnë qentë. Ata janë të rrezikshëm sidomos për fëmijët”, tha ai.
Ndërsa Safet Gashi tregon një rast kur ai kishte parë se si qentë endacakë sillen nga persona të pandërgjegjshëm në Kodrën e Trimave.
“Më shumë po ka te Lagjja e Spitalit. Po i ndjekin fëmijët e shkollës… Te gjykata më kanë dalë 30 qen, e kam zhveshur xhaketën dhe i kam frikësuar. Njëri i ka lëshuar 20 qen prej kamionit, i ka mbledhur qentë e katundit dhe i ka lëshuar në Vranjevc”, tha ai.
Qentë endacakë nuk janë problem me të cilin po përballen kryeqytetasit. Fiton Maliqi nga Fushë Kosova thotë se një gjendje e ngjashme mbretëron edhe në këtë komunë dhe rreziku më i madh është për fëmijët e vegjël.
“Situata është më e rrezikshme për fëmijë, pleq, në krejt qytetet është i njëjti problem… Motrën time e kanë ndjekë. Është frikë e madhe për një njeri. Mund të ketë edhe lëndime trupore. Qentë duhet të dërgohen në një vend të posaçëm”, tha ai.
Edhe Lumnije Softolli kërkon të ndërmerret diçka për qentë endacakë, e cila thotë se ata janë gjithkund dhe se po duhet të ruhet të mos u afrohet afër.
“Kudo po ka qen, po kemi frikë të dalim, sidomos me fëmijë, në çfarëdo ore që del, boll shumë ka. Po duhet të tregojmë kujdes, mos të afrohemi… Duhet ndërmarrë diçka për t’i larguar qentë endacakë nga rrugët dhe parqet. Zakonisht tash koha e mirë, po kemi frikë” , tha Softolli.
Sipas të dhënave të Policisë rajonale për Prishtinë, numri i rasteve të sulmeve nga qentë endacakë në vitin 2020 ka qenë më i vogël, përkatësisht 10 raste, derisa në vitin 2018 kishte pasur 20 raportime për sulme nga qentë endacakë. Vitin e kaluar janë regjistruar tri raste kur qytetarë të ndryshëm janë sulmuar nga qentë me pronarë.
Vlora Konushefci, qytetare nga Prishtina, kishte bërë thirrje që të paditet Komuna e Prishtinës pasi qentë endacakë sulmuan djalin e saj 12-vjeçar.
Vitin e kaluar, edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte bërë thirrje për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
Ai ka thënë se presidenti, kryeministri dhe deputetët duhet t’ua japin përgjegjësinë komunave në lidhje me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ose të shpallin gjendje emergjente për të trajtuar situatën alarmante në çdo komunë të Kosovës.
Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë në vitin 2018 filloi për herë të parë vaksinimin dhe trajtimin e qenve endacakë.
Sipas Fondacionit për të drejta të kafshëve, rreth 14.000 qenë endacakë janë vaksinuar dhe trajtuar nga kompania “Mala Farm” në vitin 2018.
Në vitin 2020 u kontraktuan veterinari në të gjitha qytetet, projekt ky në vlerë 1.3 milion euro nga AUV, i cili parasheh vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore të qenve endacakë. Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen shënjohen me numra identifikues.
“Ligji kërkon që qentë endacakë të trajtohen dhe të kthehen në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendosë për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë. Përkundër qindra-mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç, andaj kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjentë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A