LAJMI I FUNDIT:

Qeni thyen rekord, në vrapimin me këmbët e para (Video)

Qeni thyen rekord, në vrapimin me këmbët e para (Video)

Ndoshta nuk është qeni më i shpejtë, por në vrapimin vetëm me këmbët e para, ai është kampion.

Konjo theu rekord, pasi vrapoi pesë metra për 2.39 sekonda, duke shfrytëzuar vetëm këmbët e para.

Ky qen që është gjysmë Papillon, e gjysmë Jack Russell dhe Chihuahua, me anë të këtij vrapimi, është futur në Librin e Rekordeve Botërore të Ginisit.

Rekordin e mëhershëm e mbante një Pomeranian, që vrapoi me këmbët e para, të njëjtën gjatësi për 7.7 sekonda. /Telegrafi/