LAJMI I FUNDIT:

Qëllimi i përbashkët, sundimi i ligjit

Qëllimi i përbashkët, sundimi i ligjit

Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti në një takim kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, kryeprokurorin e Kosovës, Ismet Kabashi, si dhe drejtorin e Agjencionit Kosovar kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes institucioneve relevante vendëse, në luftimin e kriminalitetit në përgjithësi dhe në luftimin e korrupsionit në veçanti.

Në këtë takim palët pjesëmarrëse u pajtuan që të gjitha kallëzimet penale, të cilat ia adreson Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit prokurorive, respektivisht gjykatave të Kosovës, të kenë statusin e lëndëve prioritare nga këto institucione.

Udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë shprehën optimizmin e tyre se, një pajtim i tillë do të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë dhe në arritjen e qëllimit të përbashkët, i cili është sundimi i ligjit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/