LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të martoheni me dikë

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të martoheni me dikë

Mos merrni vendimin për të shkuar në altar me dikë pa dëgjuar ndërgjegjen tuaj dhe pa pasur të qartë nëse kjo është ajo që dëshironi dhe se ai person është i duhuri.

Përpara se të thoni “dua” apo “pranoj”, ka disa pyetje përgjigjet e të cilave duhet t’i keni të qarta në mendje që të jeni të sigurt se po merrni vendim e duhur.

1. A do të më bëjë martesa një njeri më të mirë?

Mos e hidhni hapin e madh pa e ditur nëse partneri/ja juaj do t’ju ndihmojë që të bëheni një njeri më i mirë. Analizoni thellë brenda vetes nëse personi juaj i zemrës është i lumtur apo xheloz për sukseset tuaja dhe a do t’ju nxisë që të arrini më të mirën nga vetja?


2. E pranojmë ne vërtet njëri-tjetrin?

Do të ketë gjithnjë gjëra që do të doni të ndryshoni te njerëzit në jetën tuaj, por askush nuk duhet të jetë në atë situatë ku ndien se nuk është vetvetja dhe të pranohet për faktin që është unik.

3. Kush jam unë?

Nga mund ta kuptoni nëse partneri juaj përputhet më së miri me ju nëse nuk keni as idenë më të vogël se cilët jeni? Zbuloni personalitetin tuaj dhe më pas përpiquni të kuptoni se ku është vendi i përshtatshëm për ju.

4. A jam i/e lumtur me këtë lidhje?

Ideja e të qenët bashkë përjetësisht nuk është gjetja e një personi që ju plotëson apo që ju bën të lumtur, por lumturia është padyshim një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies. Përveçse duhet ta gjeni te vetja, është mirë që personi tjetër të përpiqet t’ju sjellë lumturi.

5. A po ndihem i/e zënë në kurth?

Dëshironi vërtet të jeni në këtë marrëdhënie apo e gjeni veten duke dashur të gjeni rrugën për t’ia mbathur? Sqarojeni në mendjen tuaj nëse qëndroni bashkë ngaqë keni investuar kohë apo ngaqë jeni të interesuar te partneri/ja juaj.

6. Ku po gaboj?

Ndoshta do të ishte më mirë nëse ishit më të kujdesshëm, nëse i mendonit më mirë gjërat përpara se t’i bëni apo nëse i harroni ato shpejt dhe pa i stërmenduar. Çfarëdo qoftë ajo që mund të bënit për të ndihmuar lidhjen tuaj, bëjeni!

7. Është kjo marrëdhënie e balancuar?

A ndiheni se jeni të dy në të njëjtën ndjesi të kompromisit, kujdesit, mbështetjes dhe sakrificës? Apo njëri prej jush po jep më shumë ndërsa tjetri thjesht rri duke pritur?

8. A mund të argëtohemi së bashku?

A keni parë ndonjëherë dy njerëz që rrinë ulur pranë njëri-tjetrit në heshtje dhe duket sikur janë të detyruar të kalojnë ditën së bashku? Ky nuk është aspak argëtim, nëse nuk kënaqeni me atë që keni pranë, mos u martoni.

9. A mund të argëtohemi veçmas?

Varësia nga njëri-tjetri nuk është gjë e bukur dhe ju dëmton shumë. Nëse dikush ju ka dhënë mundësinë të ndiheni të lumtur edhe kur nuk jeni bashkë, atëherë mund të besoni vërtet se ky person ia vlen për martesë.

10. Përse jam në këtë lidhje?

Çfarë ju mban në lidhjen që keni? Është respekti, dashuria, besimi apo vlerësimi i personit me të cilin jeni? Apo keni frikë të qëndroni vetëm dhe nuk doni të ndërtoni një jetë të vetmuar?

11. Ku po shkon kjo lidhje?

Jeta në të tashmen është gjë e mirë, por me kalimin e kohës do t’ju duhet të keni një plan ose përndryshe dikush do të fillojë të ndihet në ankth.

12. A i besoj vërtet partnerit/es?

Për disa persona, përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të rezultojë fatale për të ardhmen e tyre. Nëse ju jeni një nga këta persona, është koha ta pyesni veten se si mund të filloni të rindërtoni besimin. Pa të nuk ka shanse të filloni të mendoni për martesë.
13. A jam lidhur me një person të mirë?

Duke marrë parasysh kaq sa dini për partnerin tuaj sot, a do të dëshironit të qëndronit shok me të? Përgjigjja që do t’i jepni vetes do të vulosë fatin e lidhjes suaj.

14. A më tërheq partneri/ja ime?

Tërheqja fizike është shumë e rëndësishme në një lidhje, por nëse e detyroni veten të jeni me dikë ndaj të cilit nuk jeni të tërhequr, kjo nuk është e drejtë.

15. A keni të njëjtat synime për të ardhmen?
Disa çifte i shmangin bisedat serioze si martesa, fëmijët apo feja, sepse mendojnë se do të gjejnë një zgjidhje më pas. Në fakt, përpara se të martoheni, këto gjëra duhen diskutuar për të pasur një panoramë më të qartë të lidhjes ku do të përfshiheni. /gazetashqip/

Në trend Fun

Më shumë

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori