LAJMI I FUNDIT:

Putini në Beograd: A do ta krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë?

Putini në Beograd: A do ta krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë?

Më 16 tetor, presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin. Ajo që na intereson ne është fakti se a do të krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë siç bëri para disa muajsh. Dhe, e dyta, a do të korrigjojë “harresat” e deklaratës së parë. Cila ishte kjo “harresë”? Ajo kishte të bënte me gjashtë fakte. Ja cilat janë ato:

E para: Presidenti Putin e di shumë mirë se Kosova u aneksua me dhunë Serbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ndërsa Krimeja ju dha Ukrainës nga Byroja Politike e PKBS në kohën e Hrushovit. Le të dënojë Putini mbledhjen famëkeqe të Londrës që copëtoi kombin shqiptar dhe ja dha Kosovën Serbisë duke e trajtuar si plaçkë lufte! As më shumë e as më pak le të bëjë atë që bëri Lenini në 1917.

E dyta: Mbi Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës u ushtrua një gjenocid gati një shekullor nga shovinizmi serb. Le ta dënojë presidenti Putin këtë gjenocid zyrtarisht.


E treta: Rusia është ajo që mban akoma në këmbë Rezolutën famëkeqe 1244, duke vendosur veton e saj. Kjo Rezolutë, është akoma si fusnotë pas fjalës Kosovë. Le ta heqë Putini të drejtën e vetos duke u bërë nismëtar i anulimit të kësaj Rezolute.

E katërta: Kosova nuk ka të drejtë me Kushtetutë të bashkohet më Shqipërinë, për shkak të kësaj Rezolute. Le të ndikojë Putin tek arbitrat ndërkombëtarë, për të ndryshuar Kushtetutën duke lejuar Kosovën të bashkohet me Shqipërinë.

E pesta: Putin duhet ta dijë se miqtë e tij serbët e kërcënojnë Kosovën me ndarjen e veriut të saj, ndërsa Krimeja u bashkua me Rusinë pa pyetur se sa tatarë apo ukrainas jetojnë atje. Për kulturë të diplomacisë ruse, në Kosovë jetojnë 92 për qind shqiptarë dhe 8 për qind pakica kombëtare. Në Krime jetojnë 58 për qind rusë dhe 32 për qind pakica kombëtare.

E gjashta: Në Konferencën e Potsdamit në Korrik 1945, populli shqiptar I Kosovës u trajtua si pakicë që kishte marrë pjesë aktive në Luftën e dytë botërore me 50 mijë antifashistë dhe gjashtëmijë dëshmorë. Megjithatë, aleatët më të ngushtë të Putinit, serbët, vazhduan gjenocidin ndaj tyre dhe shpërnguljen në Turqi.

Pra, janë gjashtë fakte që nuk janë thënë as nga Putin, por disa prej tyre as nga diplomatët perëndimorë, që kanë vënë shenjën e paralelizmit midis Kosovës dhe Krimesë apo që e kanë kundërshtuar atë. Kur të pranohen këto gjashtë fakte në fillim nga Moska e Putin dhe pastaj disa prej tyre edhe nga miqtë e serbëve në Bruksel, shqiptarët do të gjykojnë ndryshe. Deri atëherë ata nuk I pranojnë deklarimet demagogjike si nga Moska ashtu edhe nga një pjesë e Brukselit.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori