Putini fiton, por jo edhe Rusia
Policia ruse arrestoi me qindra demonstrues, përfshirë edhe tre udhëheqës të opozitës, pasi zgjedhjet e së dielës përfunduan me rizgjedhjen e kryeminsitrit Vladimir Putin në një mandat të tretë si president i Rusisë.
Demonstruesit në Moskë dhe anë e mbanë vendit thonë se partia e Putinit, ”Rusia e Bashkuar”, është një parti "hajnash e gënjeshtarësh” dhe se manovra për ta rivendosur veten si president nuk është legjitime. Ata e kanë akuzuar regjimin e Putinit për korrupsion dhe për kufizime të mëdha ndaj lirisë së shtypit dhe për presion të madh ndaj organizatave joqeveritare.
Me gjithë këto akuza, fitorja e Putinit nuk ishte vënë kurrë në dyshim. Vet Putini pat thënë kohë më parë se ai dhe presidenti Medevedev kishin rënë dakord, vite më parë, se ai do të kthehej në presidencë. Kështu edhe ndodhi.
Ai u tha përkrahësve të tij në një miting në Kremlin se ”unë u kam premtuar se do të fitoj, dhe unë fitova”.
“Ne kemi fituar në një betejë transparente dhe të ndershme”, tha Putin me lot në sy, duke falënderuar përkrahësit e tij, e duke thënë se me zgjedhjen e tij për president ata ”parandaluan rënien e vendit në dorë të armiqve që u përpoqën ta merrnin pushtetin me forcë.”
Mirëpo, vëzhguesit e huaj dhe vendorë thanë se gjatë procesit të zgjedhjeve ishin shënuar mijëra çrregullime e mangësi në një të tretën e qendrave të votimit. Për më tepër, në një deklaratë të OSBE-së thuhet se zgjedhjet në Rusi favorizonin që në start Putinin, pasi në të vërtetë nuk ekzistonte një garë e vërtetë dhe e barabartë midis kandidatëve.
Ndërsa një pjesë e popullsisë ruse po e bën të ditur qëndrimin kundër rizgjedhjes së Putinit, mijëra të tjerë demonstruan në përkrahje të Putinit. Ndërkohë, Uashingtoni zyrtar dhe Brukseli u bënë thirrje udhëheqësve rusë që të ndërmarrin hetime të pavarura dhe të besueshme për të identifikuar mungesat dhe çrregullimet e dokumentuara të zgjedhjeve nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Burime të medias perëndimore nga Moska flasin për një atmosferë pothuaj depresioni dhe dorëzimi në radhët e disa segmenteve të popullsisë, sidomos rinisë. Gazeta New York Times citon një 21-vjeçare e cila thotë se “ekziston ndjenja se tani (me rizgjedhjen e Putinit president) gjithçka ka marrë fund… Dhe se vitet më të mira të jetës time (fatkeqësisht) ia kam dhënë Putinit’’!
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mihajl Gorbaçov, i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se fitorja e Putinit ishte një humbje për Rusinë, pasi zgjedhjet nuk përfaqësojnë vullnetin e vërtetë të rusëve.
Ky është edhe mendimi i shumë ekspertëve dhe komentuesve, sipas të cilëve, fasada e Putinit ka filluar të thyhet e të shkatërrohet, pasi kufizimet e lirisë dhe problemet e jetës së përditshme të rusëve, demonstrojnë gënjeshtrat zyrtare të Kremlinit gjatë periudhës së udhëheqjes së Putinit.
Ata thonë se megjithëse gjatë dekadës 2000 Rusia shënoi disa përparime në ekonomi, kryesisht falë rritjes së çmimit të naftës dhe lëndëve të para, jeta e rusëve mbetet gjithnjë e deformuar dhe e shëmtuar nga qeverisja komuniste 70-vjeçare.
Rusia humbë me fitoren e Putinit, pasi statistikat flasin vet për “arritjet’’ e Putinit në Kremlin. Të ardhurat mesatare në Rusi, sipas një artikulli në revistën amerikane Newsweek, nuk janë shumë më të larta se në Turqi. Jeta mesatare është 63 vjeç dhe popullsia ruse është duke u pakësuar me një ritëm alarmant. Sipas Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2055 Egjipti do të ketë një popullsi më të madhe se Rusia. Revista thekson gjithashtu se ‘’Rusia, dikur njëra prej qendrave të lavdishme të letërsisë dhe muzikës perëndimore, tani duket gjithnjë e më shumë si Nigeria me borë’’.
Me ardhjen e Putinit për të tretën herë në presidencën ruse, nuk humbë vetëm Rusia, por humbë edhe mirëvajtja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gëzohen e fitojnë diktatorët kudo që te Putini e shohin një mbrojtës të vendosur.
Për më tepër, Rusia, nën udhëheqjen e Putinit, nuk u bashkua me komunitetin ndërkombëtar për të rrëzuar diktatorin Gadafi në Libi; i shet armë regjimit sirian, i cili i përdorë ato për të masakruar popullin e vet; bllokon sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, pengon përmirësimin e marrëdhënieve midis NATO-s e Rusisë, dhe kërcënon vendosjen e raketave drejtuar Evropës.
Me këtë realitet politik të pandryshueshëm, ish ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, thotë se “Putini duhet të jetë i vetëdijshëm se ka pasoja nëse ai vazhdon të ngulë këmbë në zbatimin e politikave të tij të vjetra.’’
Vladimir Putini bëri çmos për ta fituar presidencën ruse për të tretën herë me një shumicë dërmuese votash prej 64 për qind, zgjedhje këto që kishin shumë çrregullime dhe mangësi. Megjithatë, siç thotë redaktori i Nezavisimaja Gazeta, Konstantin V. Remçukov, “nëse Putini injoron protestat masive, nëse mendon se ai ka shënuar fitore, ai do të jetë humbësi, sepse idetë e protestuesve do ta mundin cilindo system’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës