Pushtuesit janë të njëjtë, barbarë dhe përmbysës
Kujtesa historike është virtyt i kombeve. Me anë të kësaj ne i sjellim gjërat dhe ndodhitë në tryezën e kohës moderne dhe po në këtë tryezë në i ndajmë kohërat, të bëmat, progresin, dështimet, veset, sindromat, defektet, gabimet trashanike, etj, etj, dhe kur të arrijmë të mësojmë duke ndryshuar rrënjësisht të tashmen për të mirë nga këto kohëra, atëherë mund të hedhim hapin drejtë së ardhmes dhe të gjejmë shtegun e sigurt në rrugën e perspektivës, zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe të progresit historik. Gjurmët historike nuk mund askush t’i humbë apo t’i mbulojë, ato qëndrojnë fuqishëm mbi përpjekjet dhe rrugëtimin e thellë të kombit, ato janë bërë shenja kohe të cilat na e tregojnë natyrën e gjërave të ikura duke na e ofruar ato sa më afër dhe sa më hapur ashtu që ne të mësojmë se nga cili cak ishin nisur lëvizjet historike dhe ku jemi tani pas gjithë atyre kohëve.
Është një ndër privilegjet e mëdha në historinë e Ballkanit Ilirik dhe të Evropës në përgjithësi që kombi shqiptar është një ndër kombet më të vjetra autoktone të këtij gadishulli dhe kontinentit evropian. Prandaj duke ditur këtë privilegj, ky komb është edhe rrënja e qytetërimit të vjetër evropian, pjesë e thellë e themeleve bazë të unionit evropian të tanishëm, sepse pa këtë komb, Evropa mbetet pa rrënjët e saj dhe pa një ndër gurët e rëndësishëm të ndërtesës së përbashkët të kësaj familje të madhe.
Duhet nënvizuar se gjatë historisë shumë pushtues e sidomos pushtuesi otoman (shek. XV) dhe ai së fundi sllav-serb(shek, XIX) janë mundur që me çdo kusht t’i mbulojnë apo edhe t’i humbin gjurmët e së vërtetës së historisë së kombit shqiptar në gadishullin ilirik. Qëllimi i tyre ishte që duke humbur gjurmët të ndërtojnë historinë e tyre të rrejshme dhe primitive ashtu që më vonë bota të mos e kuptoj apo edhe të mos jetë e njohur me rrënjët e kombit shqiptar dhe identitetit të tij kombëtar e kulturor, por që këta pushtues barbar dhe përmbysës të shfaqeshin gjoja para botës si më të vjetrit e këtij gadishulli. Por kjo gënjeshtër e kulluar nuk u realizua e as që do të realizohet ndonjë herë tani e as në të ardhmen.
Çdo herë qëllimi i pushtuesve ka qenë mbjellja e ideologjisë apo imponimin e saj (p.sh. pushtimi otoman dhe ajo e fundit bizantine apo sllave) pastaj gjeopolitik, gjeostrategjik, uzurpues, humbës të gjurmëve dhe ndërtimi i ëndrrave dhe iluzioneve të tyre, krijimi i miteve, shtrembërimi i historisë, barbarizmi, përmbysja e të gjithave, etj, etj. Strategjia dhe taktika e pushtuesve ishte sa demoniake aq edhe dhelparake, me anë të mbjelljes së ideologjisë së errët të tyre (otomane dhe sllave) dhe të përpjekjes për të mbuluar gjurmët e së vërtetës historike, dëshironin që më pastaj t’i bëjnë tokat e kombit shqiptar pjellë të mendësisë dhe orientimit të tyre ideologjik si dhe të prezantonin para botës një fytyrë të rrejshme të historisë së gadishullit ilirik se gjoja në këtë rajon nuk ka pasur qytetërim dhe kulturë të lartë, por primitivizëm dhe mjerim, dhe se me ardhjen e tyre (pushtueseve otoman e sllav) është qytetëruar dhe është zhvilluar ky rajon. Kjo ishte gënjeshtra më e madhe e tyre para botës sa që edhe sot e kësaj dite akoma mbajnë të njëjtën retorik absurde.
Perandoria otomane vetëm sa ka sjellë mjerim dhe primitivizëm, dhunë dhe barbarizëm të paparë në histori. Po ashtu mbjellja e ideologjisë nga kjo perandori automatikisht për shqiptarët do të thoshte largim nga civilizimi i lartë dhe kultura e lashtë evropiane që kombi shqiptar e posedonte nga rrënja. Gjithashtu pushtuesi serb-sllavë solli ideologjinë e errët, racizmin, primitivizmin, mjerimin dhe urrejtjen e lindur dhe patologjike ndaj kombeve tjerë e sidomos ndaj kombit autokton shqiptar. Këtë ky pushtues e bënte duke mbjellë farërat e saj ideologjike dhe duke pjellë dhunën dhe barbarinë e marrëzisë gjatë historisë në gadishullin ilirik. Si pushtimi otoman ashtu edhe ai serb-sllav i kanë deformuar faktet, i kanë mbjellë veset dhe sindromat, kanë rrënuar gjithçka me vlerë, kanë mbjellë edhe ideologjinë e errët të tyre dhe shkatërruese, vetëm e vetëm për përfitime të tyre ideologjike dhe politike, territoriale.
Në kuadër të kësaj mund të thuhet se pushtuesi otoman në atë kohë dëshironte që duke e islamizuar një pjesë të kombit Shqiptar të arrinte të realizonte lidhjet e tij së pari nga ideologjia islamike, pastaj nga ajo kulturore, e deri të strategjia demoniake e tyre e mbajtjes së kësaj pjese të rajonit në ndikimin otoman në mënyrë të vazhdueshme me anë të bejlerëve, sulltanëve të vegjël apo turqve të rinj që ishin islamizuar dhe ishin bërë shërbëtorë të kësaj perandorie të errët. Po ashtu edhe pushtuesi serb-sllav me anë të mbjelljes së ideologjisë së tyre dhe krijimit të miteve të rrejshme historike e kulturore në trojet e kombit autokton shqiptar, si dhe me orkestrimet e një seri ngjarjesh absurde si brend këtij rajoni ashtu edhe jashtë shpalosi në tërësi fytyrën e errët të barbarizmit dhe nacionalizmit të egër kafshor, sidomos në pjesën e fundit të historisë së Ballkanit si; luftërat gjenocidale, barbare, diktaturat, shpërbërja e Jugosllavisë e shfaqi në tërësi pikën kulmore të strategjisë së saj demoniake e që ishte pjellë e farërave ideologjike të saj prej kohësh.
Në ditët tona është një lloj ndjenjë e çuditshme kur sheh kombet të cilat kanë pasur një kulturë dhe civilizim të lartë duke rënë çdo ditë e më tepër në kurthin e veseve dhe sindromave të pushtuesve barbar. Kështu ata arrijnë që të ngulfatin frymën e shpalosjes së shpirtit të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar si dhe rrugës së ardhmërisë së sigurt. Shqiptarët iu takojnë tri besimeve fetare, por përpara tyre gjithnjë e kanë vënë kombin. Ata kanë tolerancë fetare të pashoqe dhe me këtë kanë treguar se i takojnë qytetërimit të lashtë të këtij gadishulli ilirik. Por më duhet të theksoj një gjë që është absurde dhe joracionale, që tani në këtë kohë, pra në shekullin XXI, ka tendenca nga një pjesë e që është pjesë e mbetjes së islamizmit otoman në trojet tona gjatë pushtimit të egër dhe barbar se gjoja ky pushtues nuk ka bërë asgjë në trojet tona dhe kjo po vërehet haptas në mbulimin e marrëzisë që ka bërë pushtimi otoman. Kjo do të thotë të mbulosh me vesin marrëzitë, primitivizmin dhe barbarizmin që ka sjellë pushtimi otoman dhe të harrosh rrënjët e identitetit, kulturës dhe historisë së kombit shqiptar. Kjo tendencë është pjellë mendësisë së kësaj perandorie dhe ideologjisë së saj që ka lënë ky pushtues barbar dhe është i dëmshëm dhe vdekjeprurës për të tashmen dhe të ardhmen evropiane të vendit.
Duhet ditur se çdo pushtues është barbar dhe rrënues i të gjithave, prandaj asgjë të mirën nuk sjell përveç shkatërrimit dhe përmbysjes së vlerave origjinale dhe të vërtetës historike të kombeve autoktone. Ndërkaq krejt në fund mund të nënvizojmë fuqishëm se rruga më e mençur do të ishte rikthimi i shkëlqimit të kulturës, identitetit, dhe bashkimit të pjesëve të kombit shqiptar dhe në këtë mënyrë do të vihej në vend e vërteta e historisë së tij si komb i lashtë dhe me civilizimi të lartë evropian. Kombi shqiptar vetëm i bashkuar në tërësinë e tij anatomike do të mund të lulëzoj dhe funksionoj brenda familjes evropiane. Duhet ditur se po të mos ndodheshin këto pushtime barbare (otomane serbe-sllave) kombi shqiptarë do të ishte një ndër bashkëthemeluesit dhe faktorët e fuqishëm të unionit evropian, por kjo nuk do të thotë se tani nuk ka ardhur koha që ky komb të jap kontributin e tij esencial si një faktor brenda familjes evropiane. Koha është tani që kombi shqiptar të forcojë rrënjët e përbashkëta të bashkimit evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles