Pushteti – opozita dhe dinjiteti i munguar
Në një debat publik m’u sugjerua që po të doja të isha në krye të misionit me shkrimet e mia, të merresha vetëm me ata që sot e kanë pushtetin në Kosovë. Sugjerimi madje përfundonte me porosinë se çdo gjë tjetër ishte vetëm shpenzim i kotë i kohës dhe energjisë!
Kur e keqja tentohet të zëvendësohet me një të keqe tjetër
Ideja që të luftohet pushteti pse është më i fortë dhe të ledhatohet opozita pse është më e dobët, për një moment m’u duk interesante. Një ide atraktive. Të refuzohet i forti e të përkrahet i dobëti. A nuk ngjet kështu në pjesën më të madhe të filmave? Të thuash gjithnjë, skenaristi apo regjisori pikas heroin kryesor i cili në fillim duket i dobët dhe duke kaluar nëpër krajata të panumërta kalitet, forcohet dhe më në fund sfidon kundërshtarët më të fuqishëm. Ky që shikon filmin gjatë tërë kohës ka po thuaj të njëjtin stres që ka edhe heroi i tij: lufton me të, qan, ngazëllehet, qesh dhe në fund fiton bashkë me të. Dhe, kur del nga kino merr frymë thellë duke ndier veten plotësisht triumfal.
Por sado simpatike të duket kjo ide, sikur i mungon diçka. Së pari, analogjia me filmin është më tepër një ironi me idenë e të luftuarit të çdo gjëje të fuqishme pa respektuar vlerën e saj. Një gjë e tillë në jetën reale mund të jetë tërësisht kontraproduktive. Dhe së dyti, analogjia e empatikëve të heronjve filmikë me përfaqësuesit e opozitës sonë është larg çdo realiteti, meqë opozita është larg një mishërimi të tillë me qytetarin tonë dhe nga të qenit zë i tij.
Nuk është e thënë me çdo kusht se pushteti në çdo kohë personifikon të keqen. Pushteti është mekanizëm që buron nga grupimet politike për ta udhëhequr shtetin. Shteti ynë është pasuria jonë, është hapësira jonë gjeografike kur renditen qytetet, fshatrat, rrugët, lumenjtë dhe shtëpitë tona. Në ato shtëpi jetojmë ne dhe familjet tona. Në rrethana normale nuk do të duhej për asnjë çast të punonim kundër pushtetit tonë. Pushteti që kemi sot ka dalë nga vullneti i lirë i votuesve e jo nga ndonjë imponim i dhunshëm. Nëse dikush fare ua ka imponuar pushtetin aktualë qytetarëve të Kosovës, ajo ka qenë pikërisht qeverisja e dobët e pushtetit të kaluar.
Qeverisë aktuale po i përshkruhet korrupsioni dhe për këtë po flitet shumë kohëve të fundit. Ajo që po mungon më këtë rast janë faktet. Në mungesë të fakteve të themi se po besojmë (edhe pse nuk do të duhej) se krejt kjo që përflitet është e vërtetë. Kjo po sugjerohet nga opozita e cila shpreson në zgjedhjet e parakohshme dhe eventualisht marrjen e pushtetit. A nënkupton kjo automatikisht se korrupsionin e tanishëm duhet zëvendësuar me atë të dy viteve më pare, kur njerëzit që tani janë në opozitë ishin të zhytur në korrupsion?
Një gjë e tillë parimisht nuk do të duhej të ndodhte as pas dy vitesh kur pritet të mbahen zgjedhjet e lira. Ai që ka vjedh njëherë do të vjedh prapë. Ai që ka gënjyer njëherë do të gënjejë prapë. Ka mundësi që ky pushtet të jetë më i keq se ai tjetri. Por, një e keqe nuk duhet zëvendësuar me një të keqe tjetër, pa marrë para sysh cila është më shumë e keqe. E keqja duhet zëvendësuar vetëm më të mirën. Me gjithë spekticizmin e madh, kjo e mirë duhet të kërkohet dhe të gjendet në mesin tonë. Aty ku Skenderbeu gjeti lirinë, aty ka të ngjarë të gjendet edhe EMIRA jonë e përhershme.
Kush po e drejton krimin në Kosovë
A po udhëhiqet korrupsioni nga individë e grupe kriminelësh të organizuar që duhet luftuar nga shteti, a po është shtrirë deri në majat më të larta të vetë pushtetit? Nëse i besohet opozitës krimi është në kreun e qeverisë së Kosovës. Nëse i besohet pushtetit krimi është diçka që po ndodhë në realitet dhe se pushteti është ai që po krijon dhe po mbështet mekanizmat mbrojtës kundër korrupsionit. Madje, se një pjesë e krimit ekonomik është e lidhur dhe e udhëhequr nga opozita.
Edhe pse në tërë këtë përplasje pozite – opozitë ka konfuzion të madh, ajo që dihet është se korrupsioni, ngado që vjen ai, është një krimb që shkatërron zemrën e shtetit. Ndaj këtij krimbi nuk duhet të jetë imun askush. Absolutisht askush. Njësoj duhet shikuar dhe hulumtuar ta zëmë si pasuria e kreut të qeverisë së Kosovës, si ajo e numrit një të opozitës.
Duelet dhe polemikat për korrupsionin si ajo e Adem Grabovcit me Ramush Haradinajn në vend se të heshtnin, duhej t ë intensifikoheshin. Pse tamam kur po duhet të hapen letrat po gjendet dikush që po thotë se nuk është koha? Për ta luftuar të keqen nuk duhet zgjedhur koha. Por për ta luftuar njëri tjetrin me pallavra, ajo kohë nuk duhet të jetë kurrë. Njësoj po ndodh edhe tani me zhurmën rreth një ministri që thuhet të jetë i fuqishëm, ndërkohë që askush nuk po ia përmend emrin. Kujt po i frikësohen këta njerëz? A po i frikësohen fuqisë së ministrit, apo shpifjeve dhe trillimeve të veta për ministrin.
Njësoj po ndodh edhe për kritikat ndaj shtëpisë në ndërtim të Hashim Thaçit. A ka fakte Ramush Haradinaj kur thotë se kryeministri është kreu i korrupsionit në Kosovë? Ajo që shohim deri më tani është së shtëpia e Ramush Haradinajt mbetet më e mira nga të gjitha shtëpitë e funksionarëve politikë në Kosovë dhe që nuk ka ndonjë shpjegim të besueshëm për çmimin e lartë të saj. A do të thotë kjo se Ramushit nuk duhet besuar kur flet për Thaçin? Unë them se jo. Pse mos t’i besojmë nëse ka fakte. Faktet janë të rëndësishme pa marrë parasysh kush i vë në dispozicion ato e aq më tepër kur vijnë nga një lider i opozitës . Nëse Ramushi ka fakte për Hashimin le t’i deponojë ato. Edhe Hashimi dikur fliste shumë për Ramushin, por nuk e besoj se ka deponuar ndonjë fakt kundër tij. Krejt zhurma e Thaçit përfundoi me një aleancë me LDK-në për ndarje të pushtetit.
Si të bëhemi milionerë?
Ajo që për mua është e paqartë,në mesin e shumë gjërave të paqarta, është se te gjithë këta kritikues, janë apo nuk janë njerëz të mirë. Nëse janë të mirë, pse këta njerëz e sidomos kjo opozitë nuk bën me gisht kah faktet, por shndërrohet në tellall të çarshisë? Zoti Haradinaj, Zoti Gjini, Zonja Kada – Bujupi dhe të tjerët, pos fjalëve duhet të kenë edhe nisma të konkretizimi. Prokuroria, Gjykatat, Kuvendi dhe pse jo edhe EULEX-i nuk i kanë dyert e mbyllura për pranimin e provave. Ndihma për të kapur të korruptuarit, batakçinjtë arsyeton mandatin e tyre si deputetë dhe si opozitë.
Duke bërë këtë i hapet rrugë drejtësisë dhe i kthehet qytetarit dinjiteti i nëpërkëmbur nga ata që po shpërdorojnë paranë publike. Nuk është asnjë kohë që nuk i ka heronjtë e vet. Heronjtë e te sotmes janë ata që nuk lejojnë askënd të abuzojë me postet publike në Kosovë. Ata që flasin fjalë të mëdha, si Haradinaj, Gjini e Kadada-Bujupi, nëse janë liderë të vërtetë duhet të qëndrojnë pas fjalëve deri në fund. Nëse në akuzën e tyre ka pasur fjalë boshe sa për ta bërë një mjegull, ata më nuk do të jenë heronj, por do të jenë qyqarët e kohës. Nëse kanë fakte dhe nuk i thonë ato, janë dy herë qyqarë. Qyqarë që duan të krijojnë mjegull për ta rrënuar pushtetin legjitim e për të ardhur deri te fotelet që ende ruajnë erën e keqe të korrupsionit që vetë e krijuan. Por nëse ofrojnë provat, respekti shkon për ta.
E për të qenë edhe më të respektuar le t’i fusim edhe këta opozitarë të zëshëm nën rrezet X. Le t’i shkojmë punës deri në fund. Të hapen llogaritë e tyre që kishin para lufte dhe të shohim sa të pasur ishin. Çfarë pasurie kishin para se të hynin në Prishtinë dhe çka u krijua fill të nesërmen, të pasnesërmen. Sepse, pasuria e ndonjërit prej tyre nuk është krijuar brenda viteve, por brenda orëve e ditëve. Nëse janë krejt të pastër siç po thonë, atëherë ta kenë mirësinë për të na mbajtur ligjërata e dhënë udhëzime si të bëhemi milionerë. Të gjithë duam të bëhemi të tillë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?