Pushteti e politika si mjet për realizimin e qëllimeve materiale
Ajo që tashmë vërejmë gjatë këtyre viteve të fundit nga elita politike në Kosovë është se politika përdoret si mjet përfitimi, dhe vet profesioni politikë është shndërruar në një ‘’biznes politik ‘’ që e përdorë qytetarin për t’ia dhen votën e të bërit ‘’biznes më pushtetin’’.
Në këtë mënyrë, në një vend si Kosova, ku demokracia është e brishtë, gjykatat jo funksionale, krimi i organizuar… korrupsioni lulëzon në pikë të dimrit. Pushteti politik nga elita politike përdoret si mundësi e mirë për të arritur qëllimet e veta materiale të individëve të caktuar, tashmë që pushtetin e tyre politik dhe institucional e përdorin drejtë përfitimit material, uzurpimit dhe pasurimit të asaj që i del përpara.
Në këtë gjendje, ku sistemi është jo funksional, elita politike vë kontrollin mbi të gjitha institucionet, të varura dhe pavarura, përfshirë këtu gjykatat, policinë, disa mediume shtetërore dhe private, ndikimin politik në universitetin publik, shkencat akademike etj.
Kontrolli i tillë nga elita tregon qartë se e tëre shoqëria është nën kontrollin e tyre. Dhe, si i tillë, "biznesi politik" konsiderohet si biznes më i suksesshëm me përfitime materiale më të mëdha se të gjitha bizneset ekonomike. Kështu, mundësia për të dështuar në një biznes ekonomik është më e madhe, duke marr parasysh gjendjen reale në terrenin që gjendet shoqëria kosovare, me numrin më të lartë të papunësisë në rajon dhe me gjendjen ekonomike të ulët, për dallim nga ‘’biznesi politik’’ që e përdor qytetarin si mjet vote e të bërit ‘’biznes më pushtetin’’ për përfitime dhe interesa personale.
Në këto shoqëri ku elita politike posedon kapitalin dhe luksin ekonomik, ka interesa dhe kontradikta të kundërta ndërmjet elitës dhe shoqërisë që nuk i posedon kushtet për një jetë normale.
Një gjendje e tillë shteti është në duart e elitës politike dhe si i tillë shteti përdoret si mjet për ruajtur e pasurinë dhe pronën e klasës sunduese. Ndërsa, shtresa tjetër e qytetarëve, që pagat e tyre nuk u mjaftojnë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet dhe nevojat familjare, mbetet nën sundimin dhe kontrollin e kësaj elite sunduese.
Prandaj, një pjesë e madhe e problemeve dhe e pakënaqësive zhvillohet për t’u ngritur në pushtet, që të mund të krijohen kushte më të favorshme për të jetuar. Tashmë për këtë jemi vetë dëshmitarë që shumë biznesmenë të suksesshëm, potencialin e tyre ekonomik e kanë shfrytëzuar për të hyrë dhe ngritur në poste politike dhe një gjë të tillë e kanë arritur e tash janë pjesë udhëheqëse apo deputet në Parlament.
Shumë politikanë dhe individë të caktuar, marrjen e pushtetit e shohin si mundësi të mirë për të arritur deri te paraja dhe përfitimi material, në vend se pushtetin e tyre ta përdorinë në të mirë të përgjithshme për ngritjen dhe zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë etj. Këta e përdorin si mjet dhe mundësi për tu pasuruar.
Megjithatë, ky përmirësim i standardit jetësor ende nuk po ndodh. Kjo na bën të kuptojmë se paratë e qytetarëve po shfrytëzohen (manipulohen), për përfitime personale të elitave të caktuara e individëve, që u zgjodhën nga populli. Kjo mospërgjegjësi ndaj qytetarëve dhe manipulimi që u bëhet qytetarëve të saj, duke i shfrytëzuar si mjet për përfitim personal, ndërsa, lërja anash e pjesës tjetër, tregon qartë se Kosova qëndron në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, me një udhëheqje e cila qytetarin e trajton si mjet për përfitim, e jo si qëllim për krijimin e kushteve për një standard më të mirë jetësor.
Pushteti është në shërbim të qytetarëve: "Qeverisja e popullit, nga populli, për popullin", pohonte Abraham Linkolni. Pra, shteti është në shërbim të popullit dhe si i tillë shërben për nevojat e kërkesat e popullit, e jo populli në shërbim të një elite të caktuar njerëzish, siç po ndodh tani te ne. Qytetari paguan taksat e të gjitha shërbimet tjera, e shteti nuk përmbushë as nevojat elementare të tij. Kjo tregon se qytetari për qeverinë në këtë rast është skllav, meqë punon dhe paguan taksat e shtetit.
Si në periudhën e feudalizmit, ku bujkrobërit punonin tokat për të siguruar ekzistencën e tyre dhe atë prodhim që kishin arritur, ata detyroheshin që një pjesë të caktuar ta ndanin për feudalin, ku kështu feudali vazhdonte të shtonte pasurinë e tij dita-ditës, duke i marrë nga prodhimet e bujkrobërve, që ata prodhonin për një standard jetese më të mirë për vete dhe familjen e tyre. Në këtë mënyrë ndodh edhe tani në periudhën moderne, ku qytetari nga elita përdoret si mjet për të paguar taksat dhe pasuria elitës sunduese dita-ditës shkon duke u rritur. Pasurim në kurriz të qytetarëve të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re