LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it pengohen në Podujevë

Punëtorët e KEDS-it pengohen në Podujevë

Një grup i qytetarëve në Podujevë, ka penguar punëtorët e KEDS – it që të vazhdojnë shtrirjen e rrjetit të ri.

Në një komunikatë për media, KEDS bënë të ditur se kanë njoftuar policinë, e cila po merret me rastin.

“Humbjet e energjisë elektrike në këtë pjesë janë rreth 80 për qind, që mund të jetë edhe arsyeja pse po ndalohet KEDS-i të investojë. Gjithashtu, aty janë të kyçur disa konsumatorë edhe në mënyrë ilegale, pra direkt në rrjet pa njehsor fare”, thuhet në komunikatë.


Nga KEDS thonë se kjo situatë është e papranueshme, pasi që veprime të tilla, shkaktojnë vonesa të panevojshme, nga të cilët pësojnë qytetarët e përgjegjshëm. Sipas tyre, projekte të tilla bëhen me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për konsumatorë.

“KEDS është i vendosur ta kryej misionin e vet dhe nuk do të ndalet në realizimin e tij, që është të ofrojë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët pa dallim. Në kryerjen e këtij misioni, presim ndihmën edhe të strukturave komunale, sikurse organeve të rendit dhe drejtësisë”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/