LAJMI I FUNDIT:

Pukë, policia aksion për mbrojtjen e pyjeve

Pukë, policia aksion për mbrojtjen e pyjeve

Policia pyjore e rrethit të Pukës, vend ku ka pasur shkatërrim masiv të pyjeve, ka nisur një aksion, ku vetëm gjatë të hënës, u kryen kontrolle në 6 subjekte të përpunimit të lëndës drusore dhe u gjetën e sekuestruan 110 metër/kub lëndë drusore kondrabandë.

Shefi i policisë pyjore në këtë rreth tha se për të gjithë kundravajtësit janë marrë masa administrative me nga 80 mijë lekë gjobë ndërkohë që janë kryer procedurat për ndjekje penale ndaj kondrabandistëve, raportoi BW.

Drejtuesit e policisë pyjorë thanë gjithashtu se çdo ditë, në malet e Pukës, përballen me presionet dhe kondrabandistët e pyjeve, për të cilët po kryhen padi penale në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Pukë./Telegrafi/