Njihen si ndërmarrjet kryesore të shtetit, por shumica nga 17 “gjigantët ekonomik”, nuk mund ta mbajnë as veten gjallë. Më së keqi i ka punët Posta dhe Telekomi i Kosovës, edhe pse ende operon me fitim. Qe tri vite rresht PTK ka shënuar rënie, ndërsa bllokada e investimeve si pasojë e procesit të privatizimit është shkaku kryesor i telasheve. Shifrat për këtë ndërmarrje flasin për humbje të vazhdueshme të konsumatorëve dhe tregut.
Këto te gjetura u benë publike nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, në një hulumtim mbi performancën e ndërmarrjeve publike në periudhën 2009-2013.
Në bazë të raportit të Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2013, tetë nga 17 ndërmarrjet qendrore funksionin me humbje financiare. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, tri ndërmarrje kishin arritur të kalojnë nga operimi me humbje në fitim.
Ndërkaq, në total, profiti i NP-ve shënoi rritje për rreth 10 milionë euro dhe kjo si pasojë e uljes më të madhe të kostove krahasuar me rritjen e të ardhurave. Në rritjen e profitit, kontributin kryesor e ka dhënë Korporata Energjetik e Kosovës me rreth 12 milionë euro rritje në profit.
Korporata Energjetike e Kosovës, Hekurudhat, ngrohtorët e shumë ndërmarrje tjera publike vetëm për katër vite kanë gëlltitur 260 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Këto para i janë dhënë si grant nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në periudhën 2009-2013.
GAP shpërfaq detaje interesante se nga kjo shumë, 78 për qind e shpenzimeve janë dhënë në formë të subvencioneve ndërsa vetëm 22 për qind në formë të investimeve kapitale.
Niveli i lartë i subvencioneve krahasuar me investimet kapitale jep indikacione se më shumë është duke u shpenzuar që NP-të të mbahen “gjallë” për një periudhë afat shkurte sesa që ka një orientim drejt përmirësimit të infrastrukturës apo performancës afatgjate. “Në anën tjetër, përmes subvencioneve, qytetarët paguajnë dyfish për shërbimet publike: 1) në mënyrë të drejtpërdrejtë duke paguar këto shërbime; dhe 2) në mënyrë indirekte përmes taksave të tyre”, thuhet në këtë raport.
Në periudhën 2009-2013, ndërmarrja me nivelin më të lartë të subvencioneve është KEK me gjithsej 168 milionë euro. Përveç subvencioneve, në KEK janë investuar edhe 300 mijë euro, ndërsa vlera e huazimeve ndaj KEK për këto vite arrin në 183 milionë euro.
“Vlen të përmendet se një rregullore për subvencionim nga MZHE nuk ekziston, mirëpo, pas ndarjes së buxhetit për “grantet për investime kapitale”, NP-të aplikojnë për këto grante të cilat pastaj vlerësohen nga NJPMNP”, thuhet në raport.
Ngrohtoret janë ndërmarrjet e dyta më të subvencionuara publike nga MZHE. Ngrohtorja Termokos në Prishtinë dhe Ngrohtorja në Gjakovë, në periudhën 2009-2013 kanë pranuar rreth 13.2 milionë euro subvencione për blerjen e mazutit.
“Kur jemi tek subvencionimi për blerjen mazutit, nga ngrohtoret është kërkuar një koordnim më i mirë i kohës kur pranohen subvencionet për arsye se subvencionet alokohen gjatë dimrit e jo gjatë verës kur mazuti mund të blihet me çmim më të lirë”.
Sa i përket NP-ve tjera të subvencionuara, një shumë të konsiderueshme të subvencioneve gjatë viteve 2009-2013 ka pranuar edhe KRU Mitrovica me rreth 3 milionë euro. Subvencionet për KRU Mitrovica dhe KRM Uniteti jepen kryesisht për të mbuluar shpenzimet për Mitrovicën e Veriut. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri