LAJMI I FUNDIT:

Psikologjia e mjedisit

Psikologjia e mjedisit

Mjedisi jetësor i Kosovës, sot, padyshim që i bart pasojat e luftës në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Brenda atyre pasojave mund ta lypim dhe ta gjejmë embrionin e të këqijave të pasluftës, të cilat mbase janë edhe më të rënda se ato të parat. Sa i përket strukturave fizike, si një ndër sekuencat kryesore të mjedisit jetësor, që ishin djegur dhe rrënuar gjatë luftës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare u sanuan relativisht shpejtë.

Ajo që mbeti pa u artikuluar nga ana e jonë, kurse pa u kuptuar nga ana e saj, është gjendja i indit urbanistik, arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore të të gjitha llojeve, e veçanërisht të asaj materiale e cila ishte sulmuar nga ana e pushtuesit – jo vetëm gjatë luftës, por gjatë 100 vjetëve të okupimit. Ai mbi të kishte vepruar me metoda të bashkërenditura me qëllim të shkatërrimit, falsifikimit dhe përvetësimit të saj. Bëmat e tilla me një emër quhen urbicid.

Këto veprime, si dhe thyerja e sistemit shoqëror kanë lënë gjurmë të rënda në mirëqenien tonë e veçanërisht në trajtimin e strukturave fizike – qofshin ato të trashëguara ose ato të ngritura rishtas.


Pa hyrë në zhvillimin kronologjik, historik dhe urbanistik të qyteteve në botë, të të gjitha periudhave dhe të të gjitha pushteteve, dy janë koncepte që kanë lind bashkë me to dhe kanë mbijetuar deri me sot: politika dhe civilizimi – e para si aftësi e udhëheqjes me qytet, kurse e dyta si qendër e zhvillimit dhe përhapjes së kulturës.

Me lindjen e qyteteve lindi edhe mendësia e saj. Ajo mendësi dallohej nga ajo e fshatit. Ky dallim shihet edhe sot. Dallimi thelbësor i këtyre mjediseve është se urbanitet e fshatit kanë njohuri të thella, por të ngushta, kurse ata të qytetit i kanë njohurit më të gjëra, por më të cekëta. Për kah mënyra e të jetuarit, vepruarit dhe organizimit, dallimi mbetet në qasje përderisa në fshat vihet në pah individi e në qytet vjen në shprehje grupi.

Thyerja e sistemit shoqëror bën që ky dallim i mendësisë tonë të trazuar mjaftë qartë, të pasqyrohet në fushën e arkitekturës në periudhën e pasluftës. Politikat e zhvillimeve bazoheshin dhe bazohen kryesisht në “veten e parë njëjës”. Qasja e tillë është diçka e huaj për mjedisin e qytetit. Kjo bëhet edhe më vështirë kur provohet që veprimet e tilla të mbështillen me vellon e veprimit të ndonjë grupi ose në emër të të shoqërisë. Kjo shihet më së miri në trajtimin e hapësirave publike dhe gjysmë publike – pa i përjashtuar këtu as hapësirat private të cilat shpesh janë të cenuara në trajta të ndryshme.

Mendësia e “vetës së pare” e ka rrënuar deri në themel mënyrën e vlerësimit. Në një shoqëri ku kasta politike privatizon çdo gjë, pamundësia e privatizimit të etikës – normave morale shoqërore – ka rezultuar me përcaktimin e normave individuale në bazë të forcës politike ose ekonomike në njërën anë, dhe në anën tjetër mundësia e pafund e të shprehurit nëpërmes mediave elektronike – ku kuptohet se vlerësues është vet individi. Në mjedise të tilla ku kriteret universale të etikës zhbëhen, gjegjësisht bëhen individuale dhe të shumta, në fakt në ato mjedise nuk ka asnjë kriter vlerësimi. Prandaj, lulëzojnë antivlerat në të gjitha lëmenjtë, e kjo ndodhi edhe në arkitekturë dhe në zhvillimet urbanistike tek ne.

Arkitektura, pas luftës, ishte vënë në shënjestër, duke filluar nga mënyra e shkollimit, nga përkufizimi ligjor i përgjegjësive, nga licencimi, nga statuti shoqëror i arkitektit, nga pseudoarkitektët e shumë të tjera.

Si mund të kuptohet përsëritja e pakuptimtë e kinse tenderit për projektimin e sheshit “Ibrahim Rugova” dhe kinse dështimet e tyre për shkak të mungesës së interesimit të arkitektëve, kur për atë tender nuk ka pasë një program të vyeshëm e nuk ka pasë një afat kohor korrekt, ndërsa ka pasë një shpërblim përbuzës? Si mund të kuptohet që në konkurs arkitektonik t’i fitoi “rastësisht “ tri vendet e para e njëjta firmë? Si mund të kuptohet cilësimi i Prishtinës – metropol? Si mund ta shohim dhunën në arkitekturë, siç është rasti me objektin ASHAK-ut, ku është dhunuar urbanistika, funksioni, forma, materialet, shprehja, karakteri, simbolika… dhe të flasim për përparim?

Të gjitha këto raporte shoqërore e shtyjnë individin të bëhet jo kooperativ në veprimet e tij ndaj mjedisit jetësor, e shtyjnë të izolohet skajshmërisht ose të bëhet tej mase agresiv.

Thyerja e harmonisë në mes të njeriut dhe natyrës ka bërë që objektet e banimit të projektuara dhe të ngritura në lagjet e Prishtinës t’i privojnë të gjitha kategoritë e banorëve nga hapësirat e gjelbra, hapësirat shoqërore, të trazojnë dhe këpusin raportet fqinjësore, kurse fëmijët janë pa fusha të lojërave dhe pa dritë të mjaftueshme. S`do mend që këto mjedise jetësore shkaktojnë pasoja sociopatologjike tek banorët. Këto pasoja i tejkalojnë suazat sociologjike dhe kalojnë në ato psikologjike, duke shkaktuar thyerje te individët e të gjitha moshave dhe të gjitha gjinive.

Dalja nga kjo gjendje, para neve, e shtron nevojën e trajtimit dhe shqyrtimit të këtyre fenomeneve, duke i jep hapësirë disiplinës bashkëkohore, sikur që është psikologjia e mjedisit e cila i shikon raportet në mes të individit, mjedisit fizik dhe atij shoqëror – jo vetëm si raporte kauzale, por i vendos ato në kontekstin hapësinor dhe kohor të individit. Psikologjia e mjedisit kontribuon në përcaktimin e kushteve të mirëqenies dhe cilësisë së jetesës së individit në dimensionin material dhe kulturor. Ajo këmbëngul në shtruarjen e kontakteve pozitive shoqërore me qëllim të zvogëlimit të agresivitetit.

Psikologjia e mjedisit, duke i studiuar karakteristikat fizike të tij, në një anë, dhe perceptimet, përfaqësimet e individit, si dhe sjelljet tjera njerëzore, në anën tjetër, ndihmon në promovimin e pronësisë hapësinore me qëllim të cytjes së individit për pjesëmarrje në ndërtimin e identiteteve të saj dhe të identiteteve shoqërore dhe të mirëqenies në përgjithësi.

Në mjediset tona jetësore, të degraduara, sot kërkesat për mirëqenie kanë dallime të shumta kulturore, prandaj qasja psikologjike krijon një bazë të mirë për përcaktimin e normave kulturore, të cilat do t’i krijonin mundësitë e krijimit të hapësirave me të gjitha nivelet që ato të përmbushin nevojat e ndryshme.

Tash për tash, në këtë katrahure mjedisore, ku janë prezente thyerja e sistemit shoqëror, thyerja e harmonisë në mes të njeriut dhe natyrës, si dhe thyerjet psikologjike të individit që kanë për pasojë ngatërrimin e të gjitha niveleve të hapësirave, të gjitha kategorive hapësinore, e të identiteteve shoqërore, kriteret e vlerësimit – si barazues fiktivë – del të jenë hapësirat virtuale (cyberspace) që janë kategori globale. Megjithatë, karakteristika thelbësore e mendësisë së shoqërisë sonë pasqyrohet edhe në këtë sferë: fjalëkalimi për qasje në Wi-Fi, “vete shefin”, flet më së miri për këtë.

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Kalo në kategori