Psikologët janë të shqetësuar lidhur me gjendjen eventualisht të vështirë psikike të Donald Trump. E këto shqetësime nuk janë shprehur këto ditë, por kohë më parë.
Në shkurt të vitit të kaluar 33 psikiatër dhe psikologë në një letër të publikuar nga “New York Times” shpreheshin për rrezikun, që sipas tyre vjen nga presidenti amerikan.
Para disa muajsh doli libri “The Dangerous Case of Donald Trump”, në të cilin 27 autorë i atestojnë atij probleme të rënda personaliteti.
Psikologët në vend janë alarmuar sërish prej shkallëzimeve të fundit përmes shprehjeve të tij në Twitter, ku presidenti mburret me “butonin e tij të madh e të fuqishëm atomik”, për ta nxehur kreun e shtetit të Koresë së Veriut Kim Jong Un po aq impulsiv sa edhe ai vet dhe duke atakuar ish-shefin e strategjisë së tij elektorale e njëkohësisht edhe mikun e tij Steve Bannon.
Diagnoza më e shpeshtë që i vihet atij është: devijim narcizist dhe i sëmurë i personalitetit. Psikologia Bärbel Wardetzki ka botuar disa libra lidhur me temën e narcizizmit.
Në intervistë për DW, ajo shpjegon, se ç’është narcizizmi dhe përse ne të gjithë jemi paksa narcizistë dhe se pse kjo në fakt mund t’i bëj keq Donald Trumpit.
DW: Nëse unë mendoj se jam shumë e mirë, do të thotë kjo që jam narciziste?
Wardetzki: Jo. Ky koncept nuk është e lehtë të përkufizohet. Unë e shoh narcizizmin si një mënyrë për t’u komportuar me botën, e cila shtrihet në harkun nga një narcizizëm pozitiv deri në atë të sëmurë. Njerëzit thonë, ‘unë jam mirë dhe kam një vetëndijesi të mirë për veten. Ata nuk kanë dyshim tek vetvetja, por janë gjithmonë në gjendje, që ta organizojnë vetveten së brendshmi dhe ta ngushëllojnë e ta mbështesin vetveten. Ata i njohin aftësitë e tyre e po ashtu edhe kufijtë e tyre. Faktikisht një qëndrim i tillë në sytë e shumë njerëzve konsiderohet si narcizizëm në kuptimin negativ. Por në fakt ai është pozitiv.
Narcizimi i sëmurë në fakt ka si bazë një vetëndijesi të shkatërruar, që duhet kompensuar me një vete të stërmadhe.
DW: Lidhur me narcizizmin në kuptimin negativ: A ka Donald Trump një cënim narcizizt të personalitetit?
Wardetzki: Një diagnozë e tillë është e vështirë, unë nuk e njoh Trump-in dhe vetëm mund ta interpretoj sjelljen e tij. Eventualisht qendrimi i tij mund të ketë të bëjë edhe me devijime të tjera të personalitetit, por narcizizmi është ajo që bie në sy. Ai është një shembull tipik për narcizimin. Qendrimi i tij dhe mënyra se si sillet me njerëzit e me botën duke e ndarë atë në të mirë e në të keqe është tipike për këtë.
DW: Ç’qëndrim karakterizohet prej psikologëve si devijim narcizist i personalitetit?
Wardetzki: Ka disa kritere, që duhen përmbushur, në mënyrë që të bëhet fjalë për anomali: ndaj kritikave nuk reagohet në mënyrë konstruktive, por me indinjatë, sepse i prekuri ka turp dhe ndihet i poshtëruar. Marrëdhëniet konsumohen, sipas motos ‘jo ti je i rëndësishëm, por funksioni yt për mua’. Një kriter tjetër është një vetëndijesi e ekzagjeruar, personi e ndjen veten të jashtëzakonshëm dhe të mrekullueshëm.
Narcistët e sëmurë kanë vazhdimisht fantazinë e suksesit pa kufij, të pushtetit, shkëlqimit, bukurisë e të dashurisë ideale. Ata janë me shumë pretendime. Ngrenë pretendime të larta ndaj vetvetes, por edhe ndaj mjedisit që i rrethon. Kërkojnë vazhdimisht vëmendje dhe që të tjerët të mrekullohen prej tyre. nëse nuk e kanë këtë vëmendje, kjo mund t’u shkaktojë kriza të rënda. Përveç kësaj narcizistëve u mungojnë ndjenjat. Ndonëse kjo temë diskutohet në mënyrë kontrovesre. Narcizistët e sëmurë me gjasë mund të tregojnë empati të madhe, por jo në kuptimin e ndjenjës për tjetrin. E së fundi njerëzit me anomali personaliteti prej narcizizmit janë ekstremisht smirëzinj./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze