LAJMI I FUNDIT:

Pse Trump ndryshoi vendimin për të caktuar resortin e tij në Florida si vendtakimin e radhës të G7?

Pse Trump ndryshoi vendimin për të caktuar resortin e tij në Florida si vendtakimin e radhës të G7?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndryshuar vendimin e tij për të qenë nikoqir i samitit të radhës të G7-ës në klubin e tij privat të golfit pasi u tha se Republikanët e kundërshtuan idenë, një zyrtar i administratës i tha Washingron Post-it.

Sipas këtij zyrtari, presidenti gjatë fundjavës ka folur nëpërmes telefonit me aleatët konservatorë ku i është thënë se Republikanët po mundoheshin që ta mbrojnë atë në disa anë, përcjell Telegrafi.

New York Times po ashtu ka raportuar se ky ndryshim është nxitur nga opozita Republikane.


Kështu vlerësohet se raportet kundërshtojnë shpjegimin e bërë nga presidenti këtë të shtunë, në
Twitter, në të cilën ai ka shkruar se ka hedhur poshtë planin, shkaku i asaj që ai e quan armiqësi “të çmendur dhe irracionale” nga ana e Demokratëve dhe mediave.

Vendimi që ngjarja të mbahet në klubin e golfit është bërë e ditur nga ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, në një konferencë për media javën që shkoi, duke ndezur një polemikë tjetër për Shtëpinë e Bardhë.

Demokratët e Shtëpisë së Bardhë u treguan të shpejtë për të hedhur akuza ndaj presidentit se po kërkon të përfitojë me korrupsion nga zyra e tij pas njoftimit të bërë javën e kaluar, dhe thanë se vendimi i tij do të jetë pjesë e hetimit.

“Edhe njëherë, Donlad Trumpi po e përdorë zyrën e presidentit dhe marrëdhëniet tona me disa nga aleatët më të ngushtë për ta pasuruar vetveten,” tha senatori Sheldon Whitehouse, një demokrat i Rhode Island.

Ai mbështeti legjislacionin e demokratëve të paraqitur javën e kaluar për të bllokuar masën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori