Pse të mos hapet kutia e Pandores?
Ideja e senatorit amerikan Dana Rohrabaher për shkëmbim territoresh në mes pjesës veriore të Kosovës dhe tri komunave shqiptare të Kosovës Lindore, padyshim se politika amerikane pas dhjetë vjet status-quo karshi problemit shqiptar ne Ballkan jep shpresë se më në fund do të nis projektin e zbatimit step baj step të zgjidhjes së kontestit shqiptaro-serb dhe të stabilizimit të këtij rajoni njëherë e përgjithmonë. Plasimi i idesë së këtij senatori të njohur amerikan është për të matur pulsin e politikanëve si në Kosovë, Serbi e më gjerë, por i njëjti i ka zënë në grackë të madhe këta politikanë.
Në Kosovë, politikanët e saj, deri më tani janë trajtuar vetëm si zbatues të projekteve të “patronëve të mëdhenj” dhe mendimet, apo kundërshtimet e tyre as që janë marrë ndonjëherë në konsideratë. Ata kanë shërbyer vetëm si servil të politikës së qendrave të ndryshme të vendosjes dhe asgjë më shumë. Kundërshtimet ndaj kësaj ideje nuk kanë ndonjë peshë, kur dihet se politika amerikane është ajo që vendos për Kosovën dhe rajonin në tërësi. Reagimi i palës serbe kundër kësaj ideje është normale, sepse elita e saj politike ka një kohë të gjatë që e ka humbur busullën e orientimit kah realiteti tokësor dhe të kuptuarit se projektet e mëdha janë pjellë e qendrave të ndryshme të interesit, e jo e fuqive të vogla dhe Serbisë. Serbia, tani nuk e ka fuqinë e perandorisë së sllavëve të jugut që të jetë faktorë krijues dhe ndikues në politikën e madhe. E kaluara e hidhur e këtij shteti dhe masakrat e shumta, si në Kroaci, Bosnjë e Kosovë që kishin bërë serbët kishin humbur shumë në imazhin dhe ndikimin e tyre politik në arenën ndërkombëtare.
Por, janë të çuditshme deklaratat e ngutshme të politikanëve të Kosovës dhe propagandimi i tyre i menjëhershëm kundër idesë së Rohrabaherit dhe kritikave ndaj këtij miku të madh të shqiptarëve, i cili gjatë periudhës së bombardimeve të vitit 1999 kishte kërkuar ndërhyrje tokësore ndaj Serbisë që të ndalen masakrat ndaj popullit të Kosovës. Kritikat e këtyre politikanëve ndaj idesë së Rohrabaherit nuk shkojnë më larg sa të jenë deklarata të pamenduara dhe të paanalizuara mirë. Ato janë deklarata të politikës ditore dhe për konsum të brendshëm. Me kundërshtimin e tyre, kinse janë kundër ndarjes së një pjese të Kosovës nuk tregojnë asgjë vetëm japin deklarata verbale pa kurrfarë mbulese, ndërsa deri më tani realiteti ka treguar diçka tjetër. Këta më së paku kanë punuar për atë pjesë të vendit dhe më së paku meritojnë të flasin dhe të mbrojnë qëndrime që vetë janë kreatorë të saj. A kanë moral politik këta politikanë, a po jo? Pra, deklaratat e tyre janë vetëm demagogji e kulluar dhe asgjë më shumë, sepse këta e kanë humbur kodin etik dhe besimin e popullit. Këta politikanë po harrojnë se ka kaluar një dekadë e tërë dhe deri më tani nuk kanë punuar asgjë që kjo pjesë e Kosovës të integrohet në trungun e saj. Ata po harrojnë se gjendja në Kosovë dhe Ballkan në tërësi është duke u monitoruar vazhdimisht nga fuqitë e mëdha, sidomos nga SHBA-ja, e cila është kontribuuesi më i madh gjendjes së tanishme në Kosovë dhe rajon. Idetë dhe analizat e tyre nuk janë të rastësishme, por të studiuara mirë nga ekspertë dhe profesionistë të lëmive përkatëse.
Ja, disa argumente që shkojnë në favor të idesë së Rohrabaherit për një marrëveshje të re në mes serbëve dhe shqiptarëve. Së pari edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet pas luftës në këtë pjesë të Kosovës nuk janë kthyer shumica e banorëve shqiptar dhe tani jetojnë një numër simbolik i tyre.
Me këtë u kanë mundësuar serbëve të vendosen nëpër pronat e tyre dhe kështu kanë ndikuar në ndryshimin e strukturës së popullsisë. Më e keqja është se një pjesë e shqiptarëve për përfitime personale i kanë shitur pronat e tyre dhe tani serbët po ndërtojnë banesa kolektive nëpër tokat e tyre. Kjo është një gjë e patolerueshme. E dyta, një pjesë e banorëve shqiptar duke pritur ndihmë nga qeveritë e Kosovës për ndërtimin e shtëpive dhe banesave të tyre kanë humbur kohë të çmueshme dhe kështu kanë mbetur të zhgënjyer nga mospërkrahja e tyre. Një pjesë e mafiozëve dhe matrapazëve të tjerë këtë zonë e kanë shfrytëzuar si zonë e kontrabandës dhe u konvenonte që këtu të mos ketë rregull dhe ligj. Po ashtu, administrata ndërkombëtare e UNIMK-ut është treguar e paaftë në ndaljen e grupeve ekstremiste dhe stabilizimin e jetës në përgjithësi. Por, përgjegjësia më e madhe i takon qeverive të njëpasnjëshme të Kosovës, të cilat për dhjetë vjet nuk treguan vullnet të zgjidhjes së këtij problemi, për veç vullnetit të tyre për fitim dhe pushtet. Të gjitha këto argumente i ka monitoruar Bashkësia ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane dhe nuk duhet të befasohemi kur ata propozojnë projekte alternative për zgjidhjen e këtij problemi.
Investimi i tyre në Kosovë është i madh dhe nuk kanë kohë të humbin shumë deri sa të kthjellen politikanët kosovarë dhe të mesohen se problemet e tyre duhet t’i zgjidhin vetë nga ta, e jo të presin nga qielli. Për këtë problem deri më tani nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme në zgjidhjen e tij dhe për këtë arsye propozohen ide dhe plane që janë të zbatueshme dhe të pranueshme nga palët. Me një fjalë, këta politikanë nuk meritojnë të merren më këtë pjesë. Sepse, po u morën këta jo që do të shkëmbehen këto vendbanime, por do të humbnin dy pjesët dhe më shumë të këtij territori.
Deklaratat e politikanëve të Luginës për gatishmërinë e tyre për t’iu bashkangjitur Kosovës janë inkurajuese, me shumë interes dhe mjaft pragmatike. Ngjarjet e fundit në Luginë dhe veprimi i tyre politik i menjëhershëm kishte dhënë fryte në marrjen në konsideratë të problemit të tyre nga Bashkësia ndërkombëtare. Dhuna serbe ndaj shqiptarëve të Luginës dhe qëndresa e tyre janë duke u marrë seriozisht nga faktori ndërkombëtarë dhe njëherësh kanë mbështetjen e këtij faktori. Deklaratat e tyre se në rast të shkëputjes së veriut të Kosovës të banuar kryesisht me popullatë serbe, ata do t’u bashkëngjiten Kosovës janë një ndihmesë e madhe për Kosovën, sepse me anë të kësaj ata paralizojnë kërcënimin permanent serb se veriu i Kosovës do t’i bashkëngjitet Serbisë. Pra, përmes kësaj neutralizohet projekti i tyre për shkëputje të njëanshme nga Kosova. Në anën tjetër, kjo kërkesë është legjitime, kur krejt bota e dinë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja deri në vitin 1952 ka qenë pjesë përbërëse e Kosovës dhe komunistët e kishin ndarë nga ky trung me qëllim që të bëhet shkëmbimi i tyre me dy komunat serbe, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.
Historianët e dinë mirë këtë fakt dhe se në hartën e vjetër të ish-Jugosllavisë kufiri kosovaro-serb ka qenë nga Zveqani deri në Ristoc të Vranjes. Këto harta sot i kanë edhe ushtarakët amerikan, por edhe ushtritë tjera të NATO-së. Të gjithë e dinë këtë problem, përveç politikanëve të Kosovës, të cilët janë shurdhmemec.
Deklarimet e disa politikanëve kosovarë se me ndarjen e Kosovës do të hapet kutia e Pandores dhe janë kundër saj është një hipokrizi e llojit të vet. Po, kjo hapje e kësaj kutie do të ishte dhurata më e mirë për kombin shqiptar, sepse ata nuk do të jetojnë nëpër pesë shtete të ndryshme, por në një shtet të vetëm. Tani jetojnë nëpër pesë shtete, edhe pse kishin zhvilluar tri lufta brenda një dekade. Pra, fitues më i madh i saj do të jetë populli shqiptar, ndërsa humbësit më të mëdhenj do të jetë politikanët e saj të cilët për ruajtjen e pozitës së tyre po tentojnë të sakrifikojnë idealin madhor të bashkimit të këtij populli. Me anë të një Konference ndërkombëtare do të bëhet korrigjimi i kufijve të këtij kombi dhe kostoja e kësaj do të jetë shumë më e vogël se sa me anë të konfliktit dhe shkatërrimit. Këta politikanë e dinë mirë, por qarqe të caktuara nuk dëshirojnë që kjo të arrihet në formë demokratike dhe pa gjakderdhje, sepse në interes të tyre janë përfitimet personale, ndërsa populli nuk ju intereson. Disa prej tyre në kurriz të tragjedisë së këtij populli janë pasuruar, duke siguruar familjet e tyre për disa breza. Kjo është koha e fundit kur këta maskarenj duhet të largohen nga politika. Dhe për këtë arsye, këtyre nuk ju konvenon ideja e Rohrabaherit për hapjen e kutisë së Pandores, sepse këta do të humbin dhe do të shkojnë në fundërrinat e historisë, ndërsa do të vijnë politikanë të rinj, të cilët njëmend do të punojnë për integrimin dhe zhvillimin e këtij vendi në të gjitha aspektet e tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?