Nëse vlerësohet pesha politike e Hashim Thaçit nga vëllimi dhe brutaliteti i sulmeve bizare ndaj tij, ai qysh tash mund të krahasohet me figurat më të mëdha të kombit shqiptar, me Ismail Qemalin në rend të parë, i cili deri sa ishte kryeministër, ishte i sulmuar në mënyrë barbare nga kundërshtarët politikë dhe nga mediet e sponsorizuara prej armiqve të shqiptarëve.
E drejta, pesha politike e Thaçit për shtetësinë e Kosovës faktikisht edhe është e ngjashme me atë të Ismail Qemalit për Shqipërinë, së paku në aktin formal të leximit të deklaratës së pavarësisë.
Mbase për këtë arsye po përsëritet edhe ndaj Hashim Thaçit ajo urrejtje patologjike e kundërshtarëve të tij politikë, siç ishte ajo e esadistëve ndaj babait të pavarësisë së Shqipërisë.
Në të dyja rastet ka një shpjegim logjik të ngjashëm: krahas ekzistimit të xhelozive primitive të rivalëve politikë të brendshëm, ka ekzistuar dhe ekziston një stimulim i sulmeve nga ana e armiqve të jashtëm.
Kjo gjë bëhet edhe më e kuptueshme, kur të shihet seria e sulmeve të reja ndaj figurës së Thaçit, që nga grafitet e deri te mediet mejnstrim, në kontekst të tentativave për ta penguar zgjedhjen e tij si president të shtetit.
Pse? Sepse zgjedhja e tij në postin e presidentit të shtetit ka një simbolikë të tmerrshme për Serbinë dhe aleatët e saj: shtetin do ta drejtojë personi që e ka drejtuar edhe luftën e armatosur të shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë.
Qoftë dhe vetëm simbolika e tillë e tërbon Serbinë, e cila ende i ka të shpalosura pretendimet për ripushtimin e Kosovës, në rastin e parë të një ndryshimi gjeopolitik në favor të botës sllavo-ruse në Ballkan.
Pra, Serbia si armik i hapët i pavarësisë së Kosovës, ka një reagim histerik ndaj kësaj kandidature, sa për shkak të historisë që ia kujton humbjen e Kosovës po aq edhe për shkak të planeve të errëta që ajo ka për të ardhmen.
Prandaj deklaroi dje Ivica Daqiqi se Serbia nuk prêt asgjë të mirë, nëse Thaçi zgjidhet president i Kosovës! Ai e ka të qartë se në këtë rast, vetë historia është diga, që e pengon kthimin e Serbisë në Kosovë.
Fakti që Serbia ka këtë qëndrim egërshan ndaj kandidaturës së Thaçit për president të Kosovës, nuk do të thotë që në Kosovë të mos ketë edhe qëndrime opozitare ndaj tij.
Jo. Por, kundërshtimi i kandidaturës së Thaçit a të kujtdo qoftë për president shtetit tonë, duhet të jetë brenda standardeve etike dhe ligjore të komunikimit mediatik e politik.
Në rastin e sulmeve të hallakatura ndaj Hashim Thaçit, nuk po respektohen standardet elementare etike dhe ligjore. Një mal shpifjesh ka vërshuar si ujë kanalizimi, duke u përpjekur që të ndotë gjithçka. Prandaj, kaq shumë urrejtje e koncentruar në njërën nga figurat të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, do të dukej abnormale, po qe se do të ishte vetëm si luftë e brendshme politike. Por, në këtë lojë janë futur thellë duart e armiqve të Kosovës.
Sipas taktikave të armiqve të Kosovës, Serbisë në rend të parë, njëra nga mënyrat efikase të tentimit për zhbërjen e këtij shteti, është zhvlerësimi i figurave kryesore dhe i ngjarjeve kryesore që e kanë shkëputur Kosovën nga kthetrat sllave.
Hashim Thaçi bie në grupin e parë të figurave të tilla. Duke qenë shef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shef i delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe kryeministër i Kosovës, kur ajo e shpalli pavarësinë (17 shkurt 2008), emri i tij është direkt i lidhur me procesin e pavarësimit të Kosovës dhe finalizimit të këtij procesi historik dhe definitivisht spektakular.
Prandaj Serbia dhe aleatët e saj të hapët e të fshehtë, synojnë ta rrënojnë historinë e këtij shteti. E kuptueshme që paraprakisht synojnë të rrënojnë figurat më emblematike të kësaj historie. Në këtë kontekst, mjafton të kujtohen shkrimet e panumërta të medieve serbe kundër figurës së Hashim Thaçit (duke e paraqitur edhe me shajkaqe serbe në kokë!) për ta kuptuar se ato më shumë janë pjesë e strategjisë për rrënimin e historisë së Kosovës së pavarur, e jo vetëm të biografisë së një individi.
Të ushqyerit e disa medieve shqipe të Kosovës në vazhdimësi nga këso produktesh mediale serbe, e në veçanti kohët e fundit, kërkon një hulumtim serioz, se sa është pasojë e naivitetit që prodhon ambicia për senacionalizëm dhe sa është rezultat i inkuadrimit të këtyre medieve në skenarë antishtetërorë dhe antikombëtarë. E sigurt është që në të ardhmen edhe kjo do të sqarohet, siç janë sqaruar edhe motivet e sulmeve të disa medieve e publicistëve të kohës, kundër Ismail Qemalit, fjala vjen.
Pra, vjen dita kur hapet arkivat dhe dalin të vërtetat, që i turpërojnë ata që kanë bërë punë të liga kundër atdheut të vet. Asnjë e vërtetë nuk mbetet gjithmonë e fshehur, prandaj nuk do të mbetet as kjo e kësaj fushate histerike kundër Hashim Thaçit.
Me siguri do të vijë koha kur do të merret vesh pse disa medie shqipe transmetojnë sot me entuziazëm pervers dezinformata e pseudostorie të huazuara nga mediet serbe, për gjoja përfshirje në trafikim me organe, të një personaliteti historik si Hashim Thaçi, ndaj të cilit fati jetësor ka qenë aq bujar sa i ka dhënë mundësinë të jetë figurë historike që në rininë e tij.
Jam i bindur se as sot askush nuk e beson përnjëmend shpifjen për gjoja trafikimin, madje as ata që e lancojnë. Në të vërtetë, ata që shtiren se gjoja besojnë në sinqeritetin e Dik Marti, në vërtetësinë e raportit të tij, si dhe në shpifjet e tjera ndaj Thaçit e ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, luajnë një lojë të ndyrë, e cila që sot është e kompromentuar.
Nuk duhen shumë mend për ta kuptuar që Raporti i Dik Martit, është pjesë e taktikave perfide të qarqeve antishqiptare, për kompromentimin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe për dëmtimin e afirmimit të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, ata që e duan përnjëmend Kosovën, edhe nëse nuk e duan fare Hashim Thaçin, nuk duhet të përdorin akuzat e Dik Martit dhe të Serbisë kundër Thaçit, sepse ashtu u bëjnë argat armiqve të Kosovës e armiqve të shqiptarëve.
Pra, duhet të thuhet qartë dhe zëshëm se ata që përdorin akuzat e medieve e politikanëve serbë e rusë dhe dokumente antishqiptare si raporti i Dik Martit, nuk janë kontributor autentikë e qëllimmirë të debatit në skenën politike e mediatike të Kosovës. Për ta duhet të gjendet tjetër emërtim.
Deri këtu në këtë tekst nuk u trajtua prej meje me asnjë fjalë përshtatshmëria e kandidaturës së Hashim Thaçit për president të vendit, nga aspekti i interesave mirëfilli shtetërore të Kosovës. Por, nëse lexuesi i këtij teksti mund të jenë kureshtarë se cili mund të ishte qëndrimi im, po të isha deputet, po e shpall haptas që do ta votoja me kënaqësi Hashim Thaçin për president të shtetit tonë. Ai ka sjelljen e një lideri dhe përvojën e një udhëheqësi shqiptarë përmasash historike.
Me siguri që edhe ai, si edhe të gjithë ne njerëzit e tjerë, ka dobësi që janë të identifikueshme nga publiku. Politikani dhe drejtuesi që është në skenë rreth njëzet vjet, nuk mund të jetë pa kusure për qeverisjen. Por, fakti që partia të cilën ai e drejton, është më e madhja në vend dhe vetë Hashim Thaçi është politikani më i votuar në vend, janë dëshmi se ai ende gëzon besimin e shumicës së qytetarëve.
Po edhe sikur të mos e gëzonte këtë besim, së paku nga sulmet bizare, që e kanë burimin te qarqet antishqiptare, do të duhej të ishte i kursyer. Nuk e meriton asnjë politikan i vendit tonë një këso vërsuljeje anarkofashiste. Përkundrazi, secili prej tyre duhet të merret në mbrojte, veçmas nga intelektualët, kur bëhet cak i sulmeve të këtilla brutale.
Sulmet anarkofashiste dhe antishqiptare, si këto që po i drejtohen këto ditë egërsisht Hashim Thaçit, janë sulm direkt ndaj lirisë së secilit qytetar të këtij vendi. Prandaj, duhet të reagojmë të gjithë. Garat politike brenda standardeve etike dhe ligjore mbeten punë e politikanëve, ndërsa mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe e lirisë nga dhunuesit anarkofashistë është detyrë e secilit prej nesh, nëse duam të mos vijmë në radhë para sulmeve të tyre perverse.
Fakti që objekt sulmesh të tilla të paskrupullta sot është Hashim Thaçi, njëri nga personalitetet më kontribuuese dhe më të fuqishme të skenës politike dhe të historisë së re të Kosovës, tregon se ideologjia dhe praktika anarkofashiste jo vetëm është konsoliduar, por tashmë edhe është bërë kërcënuese për secilin qytetar të këtij vendi, nëse nesër nuk pranon të gjunjëzohet para terrorit të kësaj ideologjie, propagande dhe politike kriminale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër