Pse Prizreni duhet ta ketë universitetin publik para Gjakovës
Ka një kohë që disa intelektualë, disa shoqata dhe vetë kryetari i Kuvendit Komunal i Gjakovës Pal Lekaj filluan të artikulonin idenë e një universiteti në Gjakovë. Madje, në shkrimet e tyre me tone tejet lokaliste mund të gjesh shprehje të tilla si fjalën më ekstreme të mundshme “luftë”. Sipas këtyre shkrimeve Gjakova na qenka në luftë të përhershme me qytetin e Prizrenit për hapjen e universitetit në Gjakovë. Madje qyteti i Gjakovës na qenka urë lidhëse mes Prizrenit dhe Pejës sa i përket Rrafshit të Dukagjinit e teza të tjera të cilat nuk pinë ujë askund.
Duhet ta themi edhe një gjë që shtresa intelektuale e paska një shpresë që vetë Sali Berisha në lobimin dhe përkrahjen dhënë qytetit të Gjakovës do të mundësoj hapjen e një universiteti në Gjakovë. Ka kohë që në opinion sillen edhe disa muhabete kafenesh që me ndërrimin e rektorit dhe ardhjen e vetë Esat Stavilecit në vendin e tij kjo punë na qenka kryer pa filluar akoma.
Gjithandej nëpër shtetet e Evropës, kemi shembuj të shumtë që megjithatë me një shtet mund të ekzistojnë më shumë se dy universitete, varësisht nga nevoja që ka shteti për këtë instrument arsimor. Në Kosovë për shkak të mundësive buxhetore si dhe për shkak të kuadrove mund të themelohet edhe një universitet, siç mund të jetë Universiteti i Prizrenit pas Universitetit të Prishtinës.
Të gjithë e dimë dhe asnjëri nga ne nuk mund ta mohoj se qyteti i Prizrenit është qyteti i dytë për nga madhësia infrastrukturore po ashtu edhe për nga numri i banorëve në Kosovë. Prizreni ka një shkallë dhe status ekonomik më të gjerë se sa qyteti i Gjakovës, ka resurse natyrore, ekonomike dhe njerëzore më shumë se sa qyteti i Gjakovës. Në të gjitha lëmenjtë e jetës sociale Prizreni është lider në Rrafshin e Dukagjinit dhe hapja e një universiteti do të duhej t’i takonte qytetit të Prizrenit. Përpos kësaj nuk duhet harruar edhe vetë elementi historik, Prizreni ka një identitet integrues shqiptar si “Lidhja e Prizrenit” si dhe konotime tjera që parafrazojnë idenë e kryeqytetit moral të një Shqipërie etnike. Edhe këto janë argumente dhe shenjues për të na bindur që Prizrenit i takon një universitet publik.
Megjithatë, ne si qytetar të Prizrenit nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të na shkelet dinjiteti jonë. Nëse qeveria prapa shpinës ka punuar që një universitet të krijohet në qytetin e Gjakovës, ne do të jemi ata që do të participojmë financiarisht në hapjen e Universitetit të Prizrenit. Ne i kemi të gjitha mundësitë që si qytetar të japim ndihmën tonë në mënyrë të angazhuar. Por megjithatë ekziston edhe një mënyrë tjetër, e ajo është bashkëpunimi me një universitet në Shqipëri për ta hapur disa degë të saj në Prizren. Kjo janë disa ide nëse Qeveria e Kosovës siç i thuhet një fjalie “na ka punuar” pas shpine.
Nëse qeveria ka vendosur që në mënyrë të padinjtetshme ta krijoj një universitet në Gjakovë atëherë ne si prizrenas do të kërkojmë rrugë të ndryshme për t’ia arritur këtij qëllimi për të cilin na është premtuar pothuajse nga të gjithë këta liderë politikë që i kemi në skenën politike.
Ne, si qytetar prizrenas, si ekonomi prizrenase, si intelektualë prizrenas, si kuadër që do të punësohet në Universitetin e Prizrenit nuk do ta lëmë që të na mohohet një e drejtë arsimore që na është premtuar dhe që e meritojmë.
Për atë mobilizmi ynë shumë pozitiv do t’i sjell frytet e saj në të ardhmen. Duhet ta kenë të qartë të gjithë që hapja e universitetit në Gjakovë nuk i kontribuon Kosovës, sepse në Universitetin fiskional të Gjakovës do të studionin vetëm studentë nga qyteti i Pejës dhe qyteti i Prizrenit ndërsa në Universitetin e Prizrenit do të studionin studentë nga Shqipëria (së shpejti ndërtohet autostrada), studentë nga Rrafshi i Dukagjinit si dhe studentë nga Theranda, Rahoveci, Malisheva dhe fshatrat përreth.
(Autori është kryetar i shoqatës për hapjen e Universitetit të Prizrenit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?