LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet tharë rrobat në radiator

Pse nuk duhet tharë rrobat në radiator

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta na detyrojnë t’i mbyllim dyert dhe dritaret, dhe ta mbajmë dhomën të ngrohtë dhe të këndshme.

Për fat të keq edhe tharja e rrobave duhet të bëhet në këto rrethana. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se pse duhet ta shmangim këtë.

Hulumtuesit skocezë nga Fakulteti Arkitektonik në Skoci kanë konstatuar se shumë shtëpi kanë tepër lagështi, dhe pikërisht tharja e rrobave dhe e ndërresave në banesa është përgjegjëse për madje 30 për qind të kësaj lagështie.

Tri të katërtat nga njëqind shtëpi të kontrolluara kishin lagështi, merimanga dhe përqendrim të rritur të mykut. Sigurisht që një ajër i tillë do të shkaktojë astmë dhe alergji të ngjashme, sidomos tek fëmijët.


Gjithsej 87 për qind e shtëpive të Glasgow, ku është kryer studimi, i thajnë rrobat në shtëpi në mot të ftohtë, kurse dy të tretat e tyre i thajnë rrobat në radiator, transmeton Koha.net. Kjo e rrit sasinë e lagështisë, ndërsa më vonë shkakton probleme edhe me rrugët e frymëmarrjes.

“Njerëzit duan t’i shfrytëzojnë radiatorët dhe ngrohëset tjera sa më shumë që të jetë e mundur gjatë dimrit, dhe nuk mendojnë se ajrosja është e nevojshme në ato ditë të ftohta”, shpjegoi Colin Porteous, udhëheqësi i studimit.

Ekipi i tij e gjeti zgjidhjen në aplikimin e një hapësire të përbashkët për tharje në ndërtesa me qëllim të zbutjes së këtij problemi.

Hulumtuesit paralajmëruan se nëse shpesh thithni ajër jocilësor dhe myk, kjo mund të çojë në inflamacion dhe reagime alergjike, veçanërisht astmën.

Simptomat e infeksioneve respiratore nga myku dhe ajri i kontaminuar përfshijnë kollitje, lodhje të vazhdueshme, irritim të syve, fytit dhe lëkurës, kokëdhimbje apo edhe të përziera. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjëherë mos ia kërkoni partnerit këto dy gjëra, pohon psikologu

Asnjëherë mos ia kërkoni partnerit këto dy gjëra, pohon psikologu

Në çift
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Kalo në kategori