Me rastin e 5 majit u rihapën debatet mbi Luftën Nacional-Çlirimtare. Shkak u bë një foto fëmijësh që, të vendosur secili në një nga varret e dëshmorëve… të Përmetit, nderonin me grusht: sipas disave me simbolin e Luftës Nacional-Çlirimtare; sipas të tjerëve me simbolin e regjimit të Enver Hoxhës dhe të vetë diktatorit. Kësaj ngjarjeje iu shtua edhe një foto ku tregohet një fotografi e Enver Hoxhës e vendosur në një lapidar tek i cili shkoi të bëjë nderime ministri aktual i Drejtësisë. Dhe e gjithë kjo ndërkohë që, nga partitë në pushtet PS dhe LSI, është shtuar zhurma e përgatitjeve për festimin me madhështi të 70-vjetorit të çlirimit, që bie më 29 Nëntor të këtij viti.
Gjykoj se përpara se të përgatisë këto festime, mazhoranca duhet të mendojë një çikë më thellë për atë nëse duhet festuar apo jo dita e ashtuquajtur “e çlirimit”; se mos do të ishte më mirë që të hollat e festës të shpenzoheshin që Lufta të studiohet e të njihet më mirë në kompleksitetin e saj, me çka kuptoj edhe dekonstruktimin e mitit të Luftës si mit themeltar i pushtetit diktatorial të Enver Hoxhës. Personalisht jam për këtë të dytën dhe më poshtë po rendis argumentin kryesor, që s’është i vetmi.
Sipas gjykimit tim, në bazë të problematikës nëse duhet festuar apo jo sot nga të gjithë shqiptarët e ashtuquajtura “festë e çlirimit”, ka një truk që ka filluar që me Luftën vetë dhe emërimin e saj e që nuk është denoncuar sa duhet qëllimisht edhe sot. Truku qëndron në përdorimin e dy ideologjive që ka përdorur pushteti i Enver Hoxhës si instrumente të pushtetit: asaj nacionaliste dhe asaj komuniste dhe në moskthjellimin si duhet të këtij fakti. Sikurse dihet, Lufta filloi me emrin Nacional-Çlirimtare, sipas shembullit të Stalinit që e quajti “Patriotike” luftën kundër gjermanëve, megjithëse kishte mbi njëzet vjet që, medemek, ndërtonte sistemin më të lumtur në botë dhe prandaj ta donte logjika që ta quante “Lufta për Socializmin”. Kjo u bë sepse, ajme, mu për shkak të dështimeve dhe të krimeve që kishte bërë, ai e dinte se patriotizmi mund të bashkonte me shumë sesa komunizmi. Edhe në luftën tonë Nacional-Çlirimtare, qoftë rinia, qoftë më të moshuarit u bashkuan më së shumti në bazë të kësaj ndjenje dhe deri më 1943-shin, kur kapitulloi Italia fashiste, shumica e shqiptarëve ishin bashkë: si komunistët, si ballistët, si legalistët.
Por, sipas planeve të komunistëve, lufta nuk do të mbaronte si një luftë patriotike, por si një revolucion që do të përmbyste borgjezinë dhe do të vendoste diktaturën e proletariatit. Dhe e vërteta është se që nga fundi i vitit 1943 deri në nëntor 1944 Lufta mori gjithnjë e më shumë trajtat e një vëllavrasjeje apo lufte civile, që më shumë sesa çlirim nga pushtuesit – të cilët u mundën jo për shkak të rezistencës së brendshme, por për shkak të situatës që u krijua prej tyre në krejt frontin e luftës – solli triumfin e komunistëve që vendosën diktaturën e proletariatit duke filluar menjëherë edhe goditjen dhe shfarosjen e klasave të tjera.
Këta fitimtarë ndërtuan pastaj dhe historinë, dhe mitin e Luftës, duke instrumentalizuar edhe gjakun e idealistëve të rënë, në funksion të pushtetit të tyre. Nëpërmjet një loje propagandistike, për të cilën vunë në shërbim propagandën e mirënjohur të masave, shtypin, sistemin arsimor, shkrimtarë, artistë, muzikantë regjisorë etj., ata e paraqitën luftën si një vepër ekskluzivisht të tyren dhe po ashtu, sipas kësaj propagande, që zgjati 45 vjet, shqiptarëve u thuhej përditë se Lufta u kishte sjellë dy çlirime të mëdha të pandashme nga njëri-tjetri: nga pushtuesi dhe nga klasat shfrytëzuese.
Pra, duke filluar që nga viti 1944 – në propagandën e Hoxhës u kultivua dhe u monopolizua dhe retorika komuniste, edhe ajo nacionaliste, duke i etiketuar kundërshtarët e tyre jo vetëm si armiq të Partisë e socializmit, por edhe të popullit, edhe të atdheut. Po te cili armik dhe te cili çlirim vihej theksi?
Sipas meje, këtë e tregon zhvendosja e datës më të rëndësishme historike të shqiptarëve. Deri në ardhjen e komunistëve në pushtet, data më e rëndësishme ishte 28 Nëntori, shpallja e pavarësisë. Me ardhjen e tyre në pushtet data më e rëndësishme u bë 29 Nëntori që, si ditë çlirimi, nuk mund të ishte kurrsesi më e rëndësishme sesa dita e pavarësisë, por ajo bëhej e tillë si data e triumfit të revolucionit të tyre që do të hapte epokën e re në historinë e popullit shqiptar, ngjashëm me ditën e Revolucionit të Tetorit, që ishte data më e rëndësishme në Bashkimin Sovjetik. Po të shfletosh dokumentet dhe literaturën e kohës, ky theks është mëse i qartë.
Ajo që “harrohet” më së shumti në kohën e sotme është pikërisht ky aspekt i dytë i propagandimit të Luftës dhe të asaj që quhet “dita e çlirimit”: se ajo pra është përjetuar dhe përkujtuar nga shqiptarët, për mirë dhe për keq, më së shumti si dita e triumfit të revolucionit që solli në pushtet një parti që, ajme, qysh në atë kohë zërat më kritikë brenda saj, si Sejfulla Malëshova, kishin filluar ta quanin “bandë kriminale”. Dhe ç’është më tragjikja, këta banditë ishin luftëtarët e kësaj Lufte dhe viktimat e këtyre banditëve ishin edhe ata shqiptarët, ndër të cilët edhe shumë pjesëtarë të kësaj Lufte. Kjo e bën shumë të ndryshme Luftën dhe përkujtimin e ditës së mbarimit të saj nga vende të tjera që pas Luftës II patën sisteme demokratike ku festat e lidhura me Luftën II përkujtohen si momente që bashkojnë shumicën e banorëve në diversitetin e tyre.
Në Itali për shembull, 25 prillin 1945 e përkujtojnë si ish-komunistët e socialistët, edhe ish-demokristianët. Kujtoj po ashtu se një vend si Greqia përkujton si festë kombëtare 28 tetorin 1940, kur Metaksa refuzoi ultimatumin italian dhe u rreshtua në anën e aleatëve, çka ka bashkuar dhe bashkon edhe komunistët, edhe nacionalistët grekë të asaj kohe e më vonë edhe pasardhësit e tyre. Për fat të keq, Lufta jonë i ka ndarë shqiptarët më dysh mu për shkak se ajo shërbeu, më shumë sesa për çlirimin e atdheut, si revolucion në emër të vendosjes së një sistemi që rezultoi i gabuar dhe tragjik për shqiptarët.
Prandaj, sot nuk mund të mos shtrohet pyetja: a duhet përkujtuar mbarimi Luftës si ditë e çlirimit dhe prandaj duhet festuar, apo duhet përkujtuar si dita e vendosjes së regjimit më të egër që kanë provuar ndonjëherë shqiptarët në historinë e tyre, me pasoja të pariparueshme që vazhdojnë edhe sot?
Mendimi im është se ajo mund të festohet vetëm nga ata që për një arsye apo për një tjetër nuk janë ndërgjegjësuar për të keqen që kemi kaluar nga protagonistët e Luftës, por kurrsesi nga shumica e shqiptarëve. Dhe pikërisht për këtë mendoj se ajo që duhet bërë nuk është festimi, por përpjekja për ta njohur e studiuar në kompleksitetin e saj për të kuptuar më mirë se si kemi qenë dhe si jemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali