Klementin Mile
Kujt s’i ka ndodhur ta shtyjë për më vonë një punë, një udhëtim, një vendim apo diçka tjetër të rëndësishme? Në fakt, sa më e rëndësishme të jetë ajo gjë për ne, aq më shumë priremi ta shtyjmë për më vonë bërjen e saj. Duket sikur ka një rregull që i shtyn për më vonë të gjitha gjërat e rëndësishme, një rregull që dominon psikikën tonë dhe na e mbush jetën me gjëra të parëndësishme. Gjërat e rëndësishme ose i shtyjmë për më vonë ose nuk i bëjmë kurrë.
Është e famshme historia e arkitektit nga Shirazi që projektoi xhaminë më të bukur të botës. Ai ishte një projekt jashtëzakonisht i guximshëm, e megjithatë me proporcionet e duhura, kishte një sofistikim hyjnor, por nga ana tjetër edhe një ngrohtësi njerëzore. Ndërtues të famshëm iu lutën arkitektit t’i lejonte ta ngrinin xhaminë; njerëz të pasur erdhën prej së largu për t’ia blerë projektin; hajdutët bënë plane për t’ia vjedhur; sundimtarë të fuqishëm menduan t’ia merrnin me forcë. Por arkitekti e kyçi veten në studion e tij dhe, pasi e pa ngulazi projektin për tre ditë e tre net, e dogji.
Arkitekti nuk mundi ta duronte mendimin që ndërtesa e ngritur e xhamisë do t’u nënshtrohej forcave të degradimit dhe kalbëzimit, kolapsit eventual ose shkatërrimit nga barbarët. Gjatë atyre ditëve dhe netëve në studio ai e pa krijimin e vet të reduktohej në pluhur dhe tmerrua nga ajo pamje. Më mirë të mbeste perfekt. Më mirë të mos ndërtohej kurrë.
Por, si përballemi me këtë mungesë perfeksioni të botës që ekziston? Në gjuhën angleze ekziston termi ‘procrastination’, i cili ka pikërisht domethënien e bërjes së gjithçkaje të parëndësishme, si justifikim për shtyrjen më vonë të gjërave të rëndësishme. Kështu, ‘procrastination’ është të shohësh nga dritarja, të pish një gotë, të bësh një shëtitje, ta shoshitësh edhe njëherë me mendje atë çështje, të shfletosh një libër, të përhumbesh në imazhet e celularit etj. etj.
Në pamje të parë duket sikur ‘procrastination’ manifeston thjesht përtacinë tonë për t’u marrë në mënyrë vendimtare me gjërat. Në një shikim të dytë do mund të vinim re mungesën e guximit për t’u përballur me vendimet për gjëra të rëndësishme. Por në fakt ‘procrastination’ (shtyrja për më vonë e gjërave të rëndësishme) shënjon një problem më themelor. Qoftë kur bëhet fjalë për shtyrjen e vendimit për t’u martuar, vendimit për të bërë fëmijë, vendimit për të nisur shkrimin e një libri apo vendimit për të zgjedhur destinacionin e pushimeve, problemi që manifestohet e ka burimin te diferenca që bënte Platoni ndërmjet botës së qenies dhe botës së bërjes, idesë dhe realizimit, ideales dhe ekzistueses.
Problemi është se idealja është gjithmonë më perfekte se ekzistuesja. Jo më kot bota e ideve është model për botën empirike të bërjes së gjërave. Disa njerëz kanë një lloj prirjeje perfeksioniste – ata preferojnë idealen kundrejt ekzistueses, pasi qenia e gjërave është gjithmonë më perfekte se bërja e tyre. Lidhur me këtë argument, gnostikët thoshin që bota e krijuar prej Zotit ishte më pak perfekte se bota që Zoti mund të mos e kishte krijuar kurrë. Bota, po të mos ekzistonte, do të ishte vërtet perfekte. Gnostikët besonin se mosekzistenca ishte shenjë e perfeksionit, ndërkohë që ardhja në ekzistencë një formë degradimi. Për shembull ata thoshin se atributi më i lartë i hyjnores ishte mosekzistenca. Prandaj i referoheshin Zotit si “ai që nuk është”, dhe jo si krijues i botës, i mbetur në kurthin e ekzistencës dhe kohës. Të biesh në ekzistencë – pavarësisht në qofsh botë, person, send apo Zot – do të thotë të hysh në kohë, dhe me kohën vjen kalbëzimi, vjetrimi dhe vdekja.
Në kulturën perëndimore ka prioritet qenia ndaj asgjësë, ekzistenca ndaj mosekzistencës, realja ndaj ideales. Madje të jesh, siç shpjegon Heideggeri, do të thotë të jesh prodhuar. Por, pavarësisht kësaj, perfeksionizmi nuk duhet parë si diçka për t’u shmangur. As si diçka që na fton në pasivitet dhe padobishmëri. As si diçka që na shpie në nihilizëm. Përkundrazi, perfeksionizmi mund të jetë përbërësi kryesor i bërjes së gjërave të rëndësishme të jetës, duke na shtyrë jo drejt shmangies së tyre, por drejt reflektimit për t’i bërë më mirë. /Mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali