Ndodhi ashtu si kishin besuar shumë vetë. Vetëm pak orë pas atentateve të përgjakshme të Brukselit, përgjegjësinë për atentatet e mori Shteti Islamik (IS). Në një deklaratë ai falënderonte “Ekipin e Sigurisë të Kalifatit”, që u nis “për të sulmuar kryqtarët në Belgjikë, të cilët nuk pushojnë së zhvilluari luftë kundër fesë islame dhe mbështetësve të saj.”
Grupi terrorist e paralajmëroi Belgjikën dhe “kombe të tjera kryqëtarësh”, të cilët u bashkuan në luftë kundër IS “për ditë të tjera të zeza”.
Janë deklarata si këto, me të cilat IS do t’i bëjë të ditur botës se mbështetësit e tij janë kudo, se ata janë kreu i një lëvizjeje të përgjithshme. Se bëhet fjalë për një luftë të “besimtarëve” kundër “të pafeve”, kuffar. Një botë me ngjyra bardh e zi. Një botë që përbëhet nga “ne” kundër “jush”. Myslimanë kundër jomyslimanëve.
“Dhe, pikërisht ky është pikësynimi”, thotë Günter Meyer nga Qendra për Kërkimet Arabe në Mainz. “IS është fokusuar në një radikalizim dhe polarizim të marrëdhënieve midis popullsisë myslimane dhe jo myslimane, për të rekrutuar në këtë mënyrë më shumë mbështetës, për të destabilizuar shoqëritë evropiane dhe për t’iu afruar në këtë mënyrë objektivit të zgjerimit të Kalifatit.
“Veçanërisht migrantë dhe refugjatë janë të shqetësuar pas atentateve të Brukselit dhe të Parisit, që janë gjithmonë e më pak të mirëpritur nga pjesë të shoqërive evropiane. Sepse IS shfrytëzon edhe debatin për refugjatët në Evropë – siç ndodhi në atentatet e 13 nëntorit 2013: atëherë duhej të dukej sikur një refugjat bënte pjesë te terroristët. Pra, synimi ishte që të gjithë refugjatët sirianë, që kanë ardhur muajt e fundit në Evropë, të vihen nën një dyshim të përgjithshëm. Francezët dhe pjesa tjetër e botës duhet të frikësoheshin prej myslimanëve, të kishin frikë nga gjithçka që lidhet me fenë islame. Kjo në një kohë kur as pas atentateve të Parisit, as pas atentateve të Brukselit nuk ka ndonjë dëshmi se ka lidhje direkte midis refugjatëve dhe atentatorëve”, tha zëdhënësja për politikën ndaj migrantëve të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve, Ska Keller, në intervistë me DW.
Keller tha se qëndrimi antimysliman i një pjese në rritje të popullsisë evropiane, i nxitur nga populistët, shpie ujë tamam në mullirin e IS. Dhe, duket se ata kanë sukses, sepse partitë kritike ndaj fesë islame po marrin mbështetje më të madhe në Gjermani. AfD (Alternativa për Gjermaninë) arriti për shembull në zgjedhjet rajonale rezultate dyshifrore. Front National në Francë mori në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në Francë madje 28 për qind të votave.
“Kjo mund të ketë pasoja fatale për Perëndimin”, thotë Günter Meyer. “Sepse kur myslimanë të gatshëm për t’u integruar diskrimonohen ose sulmohen, kjo shton rrezikun që ata të përgjigjen po me urrejtje. Franca dhe Belgjika e përjetuan këtë. Por edhe në vende të tjera ka ambiente xhihadiste në rritje. Në vitet e ardhshme kjo do të shkaktojë shumë probleme, jo vetëm në Belgjikë”, thotë eksperti i fesë islame në Fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, Guido Steinberg. Për këtë duhet të ndërmarrë diçka.
Ai që shikon biografitë e atentatorëve të Charlie Hebdo-s, të Bataclanit dhe të Brukselit sheh se procesi i radikalizimit ka nisur në burg.
“Prandaj, është i nevojshëm edhe një intensifikim i punës fetare islame, të lënë pas dore deri tani në burgje. Vetëm kështu mund të pengohet që burgjet të kthehen në vatra të xhihadizmit”, thotë Günter Meyer.
Ai kërkon më tej që puna të vazhdojë edhe në shkolla, me mësimin e fesë. “Të rinjve u duhet mësuar, që t’i ndeshin me skepticizmin e nevojshëm premtimet e salafistëve – veçanërisht përsa i përket përdorimit të dhunës dhe propagandimit të Perëndimit si armik”. Por edhe popullata jomyslimane ka detyra para vetes. “Ka nevojë të bëhet një punë politike më intensive, si në luftë kundër islamofobisë, ashtu edhe kundër racizmit, si dhe për të penguar parti populiste antiislame”, shprehet eksperti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar – shpërthen zjarr në të dyjat

Pamje që supozohet se ‘tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit’ në Siri

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa