Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka shpalosur sfidat e Ministrisë që ai drejton në koordinimin e procesit të hartimit dhe miratimit të tre projektligjeve të reformës së administratës publike, që ai i quan shtyllat e shtetit.
Ministri Yagcilar në një intervistë të dhënë për lajmi.net, argumenton se këto tre projektligje vendosin rregull dhe rend në administratë publike dhe shpreson se këtë vit Kuvendi do të miratoj Projektligjin për administratën shtetërore, Projektligjin për pagat si dhe Projektligjin për zyrtarët publik.
Yagcilar thekson pesë arsyet përse këto tre projektligje janë të rëndësishme për Kosovën.
Projektligji për pagat vendos rregull për 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i shtetit;
Do të pengohet ndikimi politik në procesin e rekrutimit në shërbimin civil përmes transformimit të rekrutimit nga rekrutimi për pozitë në rekrutim në grup për familje të pozitave në administratën publike që do të menaxhohet nga një njësi qendrore përgjegjëse për zhvillimin e rekrutimit dhe krijimin e komisioneve përzgjedhëse.
Kompletimi i kornizës ligjore për disiplinën në shërbimin civil me qëllim të forcimit të përgjegjshmërinë brenda shërbimit civil si një instrument për të sanksionuar shkeljet.
Rregulla të organizimit të brendshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore në përcaktimin e: strukturave të brendshme, nivelet, organogramin, raporti i strukturave të brendshme me Sekretarin e Përgjithshëm dhe ministrin/Kryeministrin, aktin me të cilin përcaktohet organizimi i brendshëm dhe përmbajtjen e tyre, si dhe kompetencën për miratimin e organizimit të brendshëm
Rregulla për tranzicionin të cilat e obligojnë Qeverinë e Kosovës që brenda tri (3) viteve të bëjë një rishikim funksional të të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre.
Ministria e Administratës Publike është duke punuar në pakon ligjore të reformës së administratës publike, a na shpjegoni çfarë nënkupton kjo dhe pse i duhen Kosovës këto tre projektligje?
Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbëhet nga tre projektligje: Projektligji për administratën shtetërore, Projektligji për zyrtarët publik si dhe Projektligji për pagat. Këto tre projektligje janë objektiva në kuadër të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020, janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) si dhe janë një obligim nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Administratën Publike që Kosova ka nënshkruar me Komisionin Evropian vitine kaluar. Por mbi të gjitha këto tre projektligje, reflektojnë kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës për një administratë publike profesionale, të paanshme, transparente, llogaridhënëse dhe e aftë të ofrojë shërbime në mënyrë efektive për ta.
Gjendja aktuale në administratën publike nuk është në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe kërkesat e procesit të integrimit evropian për një administrate shtetërore profesionale, efektive, transparente dhe llogaridhënëse. Kemi një rregullim të fragmentuar në sistemit të pagave, probleme serioze në procesin e rekrutimit që është kritikuar si nga shoqëria civile në Kosovë po ashtu dhe nga raportet e BE-së dhe OECD/SIGMA se është proces që ndikohet nga politika si dhe kemi krijuar shumë agjenci të pavarur, afër 70 sosh që kanë përzierje të kompetencave dhe fushëveprimit.
Me fjalë të tjera, aktualisht kemi një sistem shtetëror me shumë improvizime dhe kjo ka mundësuar keqpërdorime dhe ka penguar kapacitetin dhe aftësinë e shtetit të ofroj për qytetarin shërbime më të mira publike.
Aktualisht kemi një debat për ngritjen e pagave nga ana e Qeverisë, a mund të na shpjegoni se cili do të jetë ndikimi i projektligjit për pagat në këtë drejtim?
Yagcilar: Projektligji për Pagat me të vërtet është një nevojë urgjente për Kosovën. Kemi afër 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i Kosovës, mirëpo për shumicën prej tyre, për afër 60 mijë persona, mënyra se si paguhen, avancohen në pozitat e tyre, dhe se si rregullohet marrëdhënia e tyre e punës me shtetin rregullohet nga një numër i madh i akteve nënligjore dhe vendimeve të Qeverisë, afër 58 të tilla. Po ashtu, shteti shpenzon afër 80 milionë euro në vjet për shtesa ndaj pagës bazë, dhe kjo duhet të rregullohet sepse rregullimi aktuale lejon hapësirë për keqpërdorim. Projektligji për pagat krijon një sistem dhe rregull për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës dhe vendos një kornizë të mirëfilltë ligjore bazuar në meritë. Projektligji për pagat vendos parimin e pagës së njëjtë për punën e njëjtë.
Rekrutimi në administratën publike është kritikuar për ndikim politikë, si adresohet ky problem?
Yagcilar: Rekrutimi do të rregullohet përmes dy ndryshimeve kryesore në projektligjin për zyrtarët publike: do të centralizohet procesi i rekrutimit si dhe nuk do të ketë më rekrutim për pozita, por ashtu siç vepron edhe Komisioni Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, rekrutimi do të bëhet në grup për familje të pozitave në administratë publike. Projektligji për zyrtarët publik po ashtu rregullon problemin aktual që kemi me kornizën e ligjore e bënë përjashtim të kategorive tipike të shërbimit civil, duke krijuar sistem heterogjen të marrëdhënies së shërbimit civil e cila nuk siguron barazi e as siguri juridike.
Kemi afër 70 agjenci të pavarura që i raportojnë Kuvendit dhe pastaj rregullim të fragmentuar në sistemin publik, si adresohet kjo përmes tre projektligjeve?
Yagcilar: Aktualisht kemi një ligj për Administratën Shtetërore mirëpo është i mangët dhe i paqartë në përcaktimin e rregullave dhe kritereve për themelimin, organizimin e brendshëm, llogaridhënien, qeverisjen, bashkëpunimin, delegimin, mbikëqyrjen dhe organizimin regjional të organeve të administratës publike dhe përcaktimin e tipologjive të administratës publike. Kemi edhe mungesë të rregullave për organet që ofrojnë shërbime publike të drejtpërdrejtë për publikun siç janë shëndetësia, arsimi, kultura, etj si dhe rregullimet për organet vartëse nën-ministri (organet qendrore dhe të pavarura) kanë qenë të pamjaftueshme dhe kontradiktore e që në praktikë kanë paraqitur vështirësi në zbatim.
Agjencitë e pavarura (të themeluara sipas nenit 142 të Kushtetutës) që i raportojnë Kuvendit themelohen pa kritere të qarta ndërsa funksionimi i tyre – llogaridhënia, raportimi dhe mbikëqyrja – mbeten të pa-standardizuara. Kjo ka ndikuar që kemi një numër të madh të agjencive si në ekzekutiv ashtu edhe në Kuvend dhe në disa raste agjencitë e pavarura nën Kuvend kanë funksione ekzekutive që bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve sipas nenit 4 të Kushtetutës. Kjo situatë po ashtu ka ngarkuar buxhetin e shtetit. Me projektligjin e ri kemi rregulla të qarta për gjithë sistemin si dhe do të vendoset një periudhë 3 vjeçare për tranzicionin duke obliguar Qeverinë e Kosovës që të bëjë një rishikim funksional të të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje