LAJMI I FUNDIT:

PSD: Kosova ta njohë Palestinën si shtet, Netanyahu po i ngjan Millosheviqit

PSD: Kosova ta njohë Palestinën si shtet, Netanyahu po i ngjan Millosheviqit

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka bërë thirrje publike për qeverinë që të njohë zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur.

Kjo iniciativë vjen si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm në Gazë, i cili është përshkruar nga PSD si një “katastrofë që po shkon drejt gjenocidit” dhe ka rezultuar në humbjen e jetës të afërsisht 36 mijë civilëve, përfshirë një numër të madh fëmijësh dhe të moshuarish.

Në një deklaratë të fundit, PSD ka bërë krahasimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, me ish-liderin serb Slobodan Milošević, duke e akuzuar atë për përdorimin e konfliktit si një mjet për të ruajtur pushtetin e tij dhe për izolimin progresiv nga bashkësia ndërkombëtare.


Sipas PSD-së, Netanyahu po mbahet në pushtet përmes “gjakut dhe mizorive në Gaza”, dhe paqja për të nënkupton humbjen e kontrollit dhe nisjen e dialogut për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dy shteteve.

Deklarata vëren se zgjidhja për konfliktin duhet të shkojë përtej një armëpushimi të thjeshtë dhe të adresojë rrënjët e problemit për të siguruar që lufta të mos përsëritet.

“Paqja dhe liria janë të pandashme në Palestinë, dhe paqja e vërtetë do të thotë vetëvendosje për Palestinën,” thuhet në deklaratë.

PSD shpreh mbështetjen e saj për fushatën ndërkombëtare për njohjen e shtetësisë palestineze, duke iu referuar veprimeve të ngjashme të ndërmarra nga Spanja, Norvegjia, Irlanda dhe pritshmëritë për një veprim të ngjashëm nga Sllovenia.

“Kërkesa jonë për qeverinë është njohja e Palestinës si shtet, si një hap drejt paqes, lirisë dhe vetëvendosjes. Liria është nervi njerëzor që lidh shpirtërat e njerëzve,” përfundon deklarata.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Lajme
Përditësohet sërish lista e çmimeve të barnave – rritet kostoja e disa ilaçeve, të tjerat mbesin të njëjta

Përditësohet sërish lista e çmimeve të barnave – rritet kostoja e disa ilaçeve, të tjerat mbesin të njëjta

Shëndetësi
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Lajme
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Lajme
Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori