Industria bankare në Kosovë, karakterizohet nga veprimtaria e degëve të bankave të huaja dhe shumë pak banka vendore.
Nga 10 banka që operojnë në Kosovë, vetëm dy janë me kapital vendor, kurse të tjerat janë banka ndërkombëtare, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në vende të ndryshme të Ballkanit.
Njohës të çështjeve financiare në vend, thonë se në Kosovë mungon kapitali financiar, por megjithatë ka afaristë të interesuar që të merren më këtë veprimtari.
Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, thekson se kapitali financiar në Kosovë është i lidhur ngushtë më zhvillimin ekonomik, zhvillim ky që aktualisht nuk lejon rritje të kapitalit vendor.
Arsye tjetër që nuk i tërheq personat privat dhe juridik që të blejnë aksione dhe të rrisin kapitalin vendor është diferenca e fitimit.
Mustafa, megjithatë thotë se politikat e reja zhvillimore duhet të jenë atraktive edhe për zhvillim, por edhe për deponim të kapitalit në sektorë të cilët rrisin investimet në ekonomi.
“Unë mendoj se do të ishte një kualitet i ri, në çoftë se do të fillonte që të rritej kapitali i aksionarëve vendor, sepse angazhimi i bankave pastaj në proceset zhvillimore, sidomos në sferën e prodhimit, do të ishte shumë më stabil”.
“Do të kishte një qëndrueshmëri shumë të madhe në mes kapitalit në bankë, si aksione dhe plasimit të këtij kapitali në prioritete e zhvillimit ekonomik”, tha Mustafa.
Por, Mejdi Abazi, njohës i çështjeve financiare, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konsideron se ka afaristë të interesuar për licencim të bankave të reja në Kosovë. Por, kjo sipas tij, po pengohet nga, siç thotë, monopoli ekzistues në formë të pashkruar, konkretisht për aplikuesit për licenca vendore.
“Unë them se ka mjaft afaristë kosovarë që janë shumë të rregullt, shumë të ndërgjegjshëm i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë aksionarë të dinjitetshëm të një banke vendore. Licencimi i një banke apo më shumë bankave tjera vendore në Kosovë, do të ndikonte shumë në relaksimin e tregut bankar dhe në uljen e interesave kaq të larta që mbajnë bankat më kapital ndërkombëtar”, tha Abazi.
Ndryshe, Abazi konsideron se me marrjen e hapjen bankave komerciale në vend, do të mundësohet edhe ulja e kamatave për kredi që aktualisht, sipas tij, janë shumë të larta.
“Bankat po ndihen shumë komode pasi tri bankat kryesore përfaqësojnë 70 për qind të tregut bankar të Kosovës dhe bankat tjera nuk mund asgjë të ndikojnë në konkurrencë. Kështu që, patjetër duhet të licencohen “lojtarë” të rinj në treg që do të ishin shumë më aktiv dhe do të prishin këtë rehati dhe komoditet të mbajtjes se interesave të larta në treg”, thekson Abazi.
Në tregun bankar të Kosovës, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes operojnë më kapital vendor, kurse tetë të tjera ose 90.4 për qind e kapitalit është në pronësi të huaj.
Ndërkaq, në një përgjigje përmes postës elektronike zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kanë thënë se për momentin nuk ka asnjë aplikacion në Departamentin e Licencimit dhe të Rregullimit, për aplikim për licencim të Bankës nga investitor apo afaristë vendor.
Në bazë të ligjeve ekzistuese, asnjë person nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të vlefshme të lëshuar nga Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, pasi kjo e fundit është përgjegjëse ekskluzive për dhënien e licencave për të gjitha bankat, qoftë vendore apo ndërkombëtare. /Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar