LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “WAR DIARY” i Qëndresë Halilit

Promovohet libri “WAR DIARY” i Qëndresë Halilit

Revista “Kuvendi”, ka organizuar promovimin e librit të autores së re nga Kosova, Qëndresa Halili, “WAR DIARY” -We Children of Kosovo. We Children of The War”.

Për librin e Qëndresës folën poeti Ruzhdi Gurra, gazetari dhe shkrimtari i njohur Zef Pergega, publicisti Rush Dragu, poetja Elinda Marku, gazetari i ACTV dhe veteran i Luftës së Kosovës, Luigj Gjokaj, dashamirësi i librit, Fran Vokrri, ish mësuesi dhe aktivisti Mark Loci,  poeti dhe botuesi i Kuvendit, Pjetër Jaku.

“Ditari i Luftës” është botuar në gjuhën angleze nga një shtëpi botuese në New York, ku punon dhe jeton autorja.


Qëndresa, në fjalën e saj falënderoi Kuvendin, i cili dhe e kishte ftuar e pritur që në fillimin e saj në jetën amerikane, ( në vjeshtën e vitit 2014). Po ashtu, autorja falënderoi gjithë të pranishmit, në mesin e të cilëve ishte ndjerë mirë që kur kishte shkelur në Amerikë, në vendin e ëndrrave.

“Libri është një përjetim dhe një mënyrë të pari të Luftës së Kosovës, nga një fëmijë vetëm 9 vjeçar, në atë  periudhë. Një përjetim i trishtë, që sa herë e mendoj më çon në ato vite te frikshme!”, tha autorja.

Poetja Elinda Marku, pasi foli për vlerat e librit, tha se Qëndresa është një vajzë e talentuar që kërkon vazhdimisht lirinë. Poeti Ruzhdi Gurra solli një rast që e kishte parë me sytë e tij, kur punonte në Kosovë, me forcat Amerikane të NATO-s, se si nga një familje kishte shpëtuar vetëm një fëmijë, e cila për disa ditë kishte mbijetuar në rrënojat  e shtëpisë së shkatërruar nga lufta barbare e makinerisë ushtarake, antinjerëzore serbe.

Zef Pergega theksoi rëndësinë e  publikimeve të këtyre lloj librash që veç e pasurojnë memorien kombëtare.

Në këtë promovim merrnin pjesë me mjetet e tyre, televizionet e komunitetit, ACTV dhe ALBDREAMS TV, me pronarët Arben Spahiu dhe Rush Dragu. Aktivitetin e filmoi Kolë Vasili.

Pjesë nga libri u lexuan nga Mara Jaku, nxënëse në klasën e 7-të, Aida Gjergji, Elinda Marku dhe vet autorja.

Në fund, autorja ua nënshkroi librin të pranishmëve./albdreams.net

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori