Kryeparlamentari Glauk Konjufca u lirua të hënën nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në një nga mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, në gusht të vitit 2016. Megjithatë, Prokuroria nuk e përfshiu në aktakuzë edhe një rast tjetër, në të cilin Konjufca shihet me video duke hedhur lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.
Në këto pamje, Glauk Konjufca shihet qartë duke hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.
Këtë veprim, ai e kishte pranuar edhe përmes një shkrimi në Facebook rreth katër vite pas seancës.
Megjithatë, këto pamje nuk janë bërë pjesë e aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Në bazë të saj, Gjykata e liroi Konjufcën nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës.
Prokuroria e ka përfshirë në aktakuzë vetëm një rast, atë të hedhjes së gazit lotsjellës në një mbledhje të kryesisë së Kuvendit, më 10 gusht të vitit 2016. Asokohe, në atë mbledhje morën pjesë dy përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.
Përgjatë procesit gjyqësor, asnjë nga dëshmitarët nuk arriti ta thotë me saktësi se kush e hodhi gazin në mbledhjen e kryesisë së vitit 2016.
Në regjistrat e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nuk ekziston asnjë rast tjetër, përveç atij për të cilin Konjufca është duke u gjykuar.
“Pas kontrollimit dhe verifikimit të Sistemit Menaxhues Informativ të Lëndëve –SMIL, figuron se lidhur me të pandehurin G.K është një aktakuzë e pranuar në Prokuroria në Gjykatën Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, për veprën penale Përdorimi i armës nga neni 375 paragrafi 1 të KPP-së, rasti gjendet në procedure”, ka thënë Mirlinda Gashi – zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës
Në raste të tilla, Arbresha Loxha nga GLPS, thotë se ky rast do të duhej patjetër të përfshihej në aktakuzën e Prokurorisë.
“Në qoftë se nuk ka prova, siç ishte rasti i fundit për kryeparlamentarin, mund të ketë prova për ndonjë rast tjetër për veprën e njëjtë penale për të cilën është ngritë aktakuza. Dhe në raste të tilla, prokuroria duhet t’i ofroj ato dëshmi dhe në atë rast ne konsiderojmë se ishte dashtë që me u ngritë një aktakuzë tjetër, sepse është përkitazi me veprën e njëjtë penale”, ka thënë Loxha.
Figurat e larta, sikur Konjufca, Loxha tregon se shpesh shpëtojnë lehtë kur kanë raste në Gjykata.
“Rastet të cilat përfshijnë figura të larta publike ose persona të cilët mbajnë pozita publike, trajtohen në mënyrë të tejzgjatur. Këto raste kalojnë shumë më lehtë, edhe lartësia e dënimit në qoftë se ka dënim të formës së prerë, zakonisht nuk është adekuate dhe përkitazi me legjislacionin në fuqi”
Përveç Konjufcës, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend akuzohen edhe disa deputetë e ish-deputetë të tjerë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, dënimi maksimal që parashihet për vepra të tilla është deri në tetë vjet burgim./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia e Krujës godet grupin e hajdutëve, të maskuar dhe me leva ishin kthyer në tmerrin e bizneseve

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro

Mbajtja e takimeve konsultative në ndërtesën e Qeverisë, Cakolli: Takimet e tilla duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore

Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Emilija Rexhepi flet pas takimit me Kurtin: E mbështesim për kryeministër të qeverisë së re

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje