LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i veshjeve të brendshme, shfaqë princeshat e animuara në jetën reale

Prodhuesi i veshjeve të brendshme, shfaqë princeshat e animuara në jetën reale

Në kuadër të fushatës “Bukuria në të gjitha format”, një prodhues i veshjeve të brendshme, për femrat me trup më të shëndosh, u ka dhënë princeshave të animuara, një pamje tjetër.

Ato janë zhveshur nga petku i zakonshëm dhe pozojnë me veshje të brendshme, duke shfaqur trupin që do kishin, sikur të jetonin në jetën reale.

Shkaku i gjumit të gjatë, Bukuroshja e Fjetur ka trup më të shëndosh, teksa Pokahntas është më e holla e grupit.

Me këtë Curvy Kate, tregon se si të gjithë duken bukur, me më shumë apo më pak kile. /Telegrafi/