LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank me koncept inovativ të bankimit – “Zona Bankimi 24/7 “për biznese

ProCredit Bank me koncept inovativ të bankimit – “Zona Bankimi 24/7 “për biznese

ProCredit Bank edhe zyrtarisht ka inauguruar qendrat e reja të shërbimit bankar “Zona Bankimit 24/7” për biznese, një koncept krejtësisht inovativ i bankimit për tregun financiar në Kosovë, ku klientëve të biznesit iu mundësohet qasje në shërbimet bankare 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës.

“Sot, çdo njëri nga ne ka synim që të gjitha punët t`i kryejë në kohë. Shfrytëzimi sa më efikas i kohës mbetet planifikimi më i vlefshëm që bëjmë ne. Ne në bankën ProCredit i bëjmë të gjitha përpjekjet për të dizajnuar dhe ofruar shërbime për të plotësuar kërkesën e klientëve duke iu ofruar qasje në shërbimet bankare në kohën kur atyre ju konvenon – 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës; Andaj këto kënde janë një hap i rëndësishëm për ta sjellë bankën më afër qëllimit afatgjatë të kalimit të disa shërbimeve të thjeshta rutinore nga dega në pajisjet e automatizuara bankare”, thotë drejtori gjeneral i bankës ProCredit, Ilir I. Aliu.

“Zona Bankimi 24/7”, iu mundëson klientëve të biznesit qasje në shërbimet bankare 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Këto zona janë të pajisura me bankomat ku shërbimi i depozitimit të keshit përmes bankomatëve për klientët e biznesit është një ndër funksionet më të spikatura e instaluar së voni, përveç kësaj klientët mund të kryejnë edhe një sërë pagesash të faturave mujore, telefon ku në çdo kohë mund të telefonojnë bankën nëse hasin në ndonjë pyetje gjatë kryerjes së shërbimit e shumë shërbime tjera elektronike.


“ProCredit Bank, si zgjedhja e parë bankare e klientëve në Kosovë, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për t’u siguruar që klientët e biznesit do të vazhdojnë ta kenë bankën tonë si partnerin më të besueshëm në zhvillimin e tyre. Andaj fokusi strategjikë i bankës gjatë vitit 2015 do të jetë thellimi i marrëdhënieve tona me klientët nëpërmjet ofrimit të serisë së plotë të shërbimeve në mënyrën më efikase, siç janë shërbimet elektronike dhe në anën tjetër të avancojmë tutje rolin tonë këshillues (nëpër degët tradicionale) në mënyrë që të sigurohemi që klientët e biznesit të marrin këshilla dhe cilësi më të mirë të shërbimeve” – vazhdoi më tej drejtori gjeneral i bankës Aliu.

Në anën tjetër kryetari i bordit të drejtorëve të ProCredit Bank Kosovë z. Borislav Kostadinov ka nënvizuar edhe njëherë mbështetjen e ProCredit Holding, aksionarit kryesor të bankës ProCredit në Kosovë, për krijimin dhe avancimin e një platforme moderne dhe efikase të bankimit në Kosovë.

“Funksionimi i një sistemi korrekt dhe fer i bankimit, që iu mundëson klientëve të biznesit të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve të tyre në një anë dhe në anën tjetër klientëve privat të kursejnë është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Gjatë këtyre 15 vjetëve në Kosovë ne kemi ndërtuar relacion të shëndosh dhe solid me klientët dhe lojaliteti i tyre reflekton në përpjekjet tona që të ofrojmë shërbime bankare edhe më të avancuara dhe këshillim adekuat për këto shërbime. Andaj duke qenë e vetmja bankë në Kosovë me 100 % kapital gjerman, zotohemi që do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të këtij vendi, duke aplikuar një teknologji kreditimi të kujdesshme por efikase dhe duke iu ofruar klientëve një spektër të gjerë të shërbimeve të përgjegjshme bankare “ thotë kryetari i bordit të drejtorëve të bankës ProCredit në Kosovë Borislav Kostadinov.

Aktualisht ProCredit Bank numëron mbi 12 kënde të tilla të shërbimit bankar dhe që të gjitha janë të integruara brenda degëve aktuale me qëllim që klientëve të ju mundësohet informim edhe më i plotë i funksionimit të këtyre shërbimeve si dhe një qasje më të madhe ndaj këshillave të mira dhe cilësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori