LAJMI I FUNDIT:

Procesori i iPhone 5 do të jetë “dual-core”?

Procesori i iPhone 5 do të jetë “dual-core”?

Kur Apple e pati paralajmëruar tabletin e saj të ri – iPad 2, dhe procesorin e saj dy-bërthamor A5, të gjithë kanë supozuar se kjo kompani do ta përdor procesorin e njëjtë edhe në modelin e saj të ri të telefonit të mençur, iPhone 5.

Tani, sipas “Cult of Mac” konfirmohet se modeli i ri i telefonit të Apple, iPhone 5, i cili ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht, do të posedojë procesorin e ri dy-bërthamor A5.

Disa dëshmi për këtë gjë, janë gjetur edhe në versionin e fundit të sistemit operativ të Apple, iOS 4.3.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë karakteristika tjera të harduerit do të posedojë iPhone 5, ndërsa procesori A5 do t’i jap këtij telefoni një fuqi të mirë gjatë punës. Për më tepër, pritet që iPhone 5 të dal edhe në versionet 64GB, por edhe në opsione me hapësirë më të vogël, si 16 dhe 32GB. /Telegrafi /