Proces, loja e imazhit si ekzistencializëm
Vjen sot ideja e këmbëngulësit, a britanikut, i cili udhëhiqej nga humanizmi pa prerë koka. Votimet në kohë dhe origjinaliteti i imazhit iranian. Letër e “vonuar” krijueses së talentuar Laura Zani-t në Ishullin e SaZanit
Koha e “udhëtimit jetësor” dhe drama e fundshekullit tetëmbëdhjetë: Rrugëtimi në minikohën e fillimmileniumeve, ndërrimpushtetesh e sundim- qeverisëse në rastin tonë të mungesës së lirisë, kultura dhe arti gjendet në pozicionin e situatat për studime psikiatrike apo në kandidimin për t’u futur në librin e Ginisit vetëm me arsyetimin e ekzistencës dhe jetës së tyre! Ah, edhe ky fillimmars?! Gjatë shumë kohësh e paskemi harruar edhe Ditën e Mësuesit! Edhe Korçën! E harruam edhe Natën e Zjarreve! Edhe Prekazin! Dhe në këto kohë të errëta për kulturën dhe artin, nën shkëndijëzat e qirinjve, mund të shkruash. Dhe të krijosh.
Në filmin e bazuar në ngjarje të vërtetë “Amazing Grace” (Ç’hir i madhërishëm), tregohet historia, peripecitë dhe rrugëtimi titanik i përfaqësuesit në Dhomën e Komunave të Britanisë, William Wilberforce (1759-1833). Ai ishte personaliteti ndër më të merituarit për heqjen e tregtisë me skllevër dhe reformimin e shoqërisë britanike të kohës.
Në një moment kështu do të flasin miqtë dhe shokët:
– Si kryeministër, të them, kujdes!
– Po si mik?
– Vaftë në dreq kujdesi!
Nëse “shteti nuk duhet të fundoset nga një valë e mendimeve të mira” dhe se “kur je kryeministër thashethemet mblidhen si llumi mbi ujë”, siç dalin nga dialogët e filmit, atëherë datat dhe përvjetorët i kemi afër.
Dhe, në të kundërtën, dialogu vazhdon:
– Po diskutoni me sy për politikën?! Pse të mos diskutoni me fjalë?
Shpeshherë ndodh që politika te ne diskutohet me sy! Me sy të çakërritur! Me sy mëdyshas. Të vrenjtur! Por, edhe të vonuar! Ndoshta Albin Kurti e njeh teorinë dhe praktikën e zbatimit të projektligjit të njohur të heqjes së tregtisë së skllavërisë në Britaninë e shekullit XVIII. Dhe, më shumë edhe për personalitetin e Wilberforce, i cili në dialogun ndërmjet tij dhe kryeministrit të atëhershëm, i cili pajtohet me kauzën e të parit:
– I thyem!
– Nuk i premë kokat!
– Prandaj, jemi anglezë.
Ginisi “kosovar” i votimit dhe komedia filmike iraniane: Në filmin iranian “Secret Ballot” (të përkthyer në shqip “Votimi i fshehtë”) rrëfehet në pamjen më të thjeshtë intriguese aspekti, tema e votimit në një pjesë të Iranit. Një agjente dhe një ushtar e përshkojnë një hapësirë iraniane dhe në një mënyrë origjinale regjisori e ka fiksuar psikologjinë e (mos)votimit dhe rëndësinë e një veprimi të tillë. Derisa në komedinë “melodramatike” iraniane mbizotëron imazhi i hapësirës edhe si vijë rrëfimtare, një gërshetim me realitetin tonë të zgjedhjeve, vihemi në pozicionin e kohës.
Derisa në fictionin iranian filmik kutia e votimit përfshin intrigën e lëvizjes, te ne në Kosovë tashmë votimet kanë marrë kahun e kohës së pafundme. Në film thuhet se “votimi nuk të jep bukë”, sikur edhe se “asgjë nuk ndodh në kohën e duhur”. Diku kam lexuar, përpara se të vendoset të rivotohet në Gjilan, se zgjedhjet, votimet në Kosovë tashmë mund të konkurrojnë në librin e Ginisit. Nuk ka mëdyshje për një konkurrim të tillë, kur tashmë si qytetar (qoftë edhe katundar barsoletash “kosovarçe”) jemi në pritje të përfundimit, një domethënie e “hyrjes së daljes”!
Letër Laura Zani-t nga Ishulli i SaZanit dhe idila e mbylljes së “Flamurit Kombëtar”: Letër e “vonuar” apo e tejkaluar krijueses së talentuar Laura Zani-t, përtej Bjeshkëve të Nemuna, në Ishullin e SaZanit. “Kosovarja” Laura i ruan ende sytë, ndërsa Ju Laura ndieni dhembje dhe kërkoni ngushëllim e këshillë: “Drita e syve të tij molepsej me hirësinë e ajrit përreth…”. Në tregimet e shkurtra Tuaja që metamorfizojnë dy gjendje, dy kohë, dy hapësira të gërshetuara në njësinë e procedeut krijues shkruan se “Rruga e gabimit çon sërish drejt shkretëtirave të vetmisë çift…" dhe “braktisja sjell dhembje” deri “në tërmetet që e tundin botën”.
Nëse në Ishullin e SaZanit, në Vlorë e Shqipëri, e ruani naivitetin, heshtjen e verbërinë për të arritur në vetmi dhe padjallëzish për ta bartur në maskën e shpirtit të mjegullnajës, Ne në Çukën e Qëndresës (ish-Gllarevë), në Klinë e Kosovë kemi të ftohtë Veriu, shpresë për ta f(r)ikësuar dhembjen dhe pak gjak për t’i kapërcyer Bjeshkët e Nemuna. Jo pse Ne këndojmë para dhe pas lirisë, por sepse ende jetojmë në Bregun e të Panjohurave e Sukën e të Papriturave.
Udhëtimet e natës falin edhe dritësi, aty ku shumëçka e papritur ndodh në mesditë. Këmbë udhëtuakam përtej ekraneve televizive. Atëherë zhurmëronin veshët nga takimet e të vdekurve nëpër varre. Laurat tek Ne janë zhdukur në breglumë. Zërat e Vetmisë parathonë se janë parë duke vallëzuar me wolf- hounds.
Duke e lexuar jetën Tuaj në sytë e ardhmërisë ndodhnin kthesa. Kur linde kërkohej heshturazi vdekja e diktaturës. Kur e njohe etninë Shqipëri tashmë ajo dergjej nga e kaluara, pa e ditur se fundi vjen me hapa torturues. Diku në një cep pëshpëritej për vrasje në shkretëtirë pa shi, në skajin tjetër shushuritej për vetëvrasje në ujërat me dëborë, në kryefshat flitej për duartrokitje skulpturash nga antikiteti, ndërsa në periferinë e etnisë vashat me trimin lexonin vargje nga poema “Krutan i mërguar”.
Në kinema “Millenium” (në perëndim të sheshit “Skënderbe”), në fund të prillit 2000 (sapo u ndamë nga atelieja e Kujtim Buzës), lexonim krijimet e përmbledhjes “KUR MUZAT TAKOHEN” (vepër me krijime në poezi e prozë nga nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria, botuar në Tiranë, 1998). Memorien për ta kapërcyer shenjën e zjarrtë, aty edhe ku mund të takohen Drini i Zi me Drinin e Bardhë, çdo ditë zvetënohet e ndryshket.
Tek “Ju” nuk e di si qëndron çështja, sepse Ne besojmë ende: E ruajmë idilin e mbylljes së “Flamurit Kombëtar” nëpër Muzetë e Integrimeve Letrare e Gjuhësore. Sepse Atdheun e kërkojmë edhe në ëndrra! Në kohët moderne imazhet e pavdekësisë poetike krijohen herë-herë në vetminë e territ të mesditës, larg syrit të njollosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame