LAJMI I FUNDIT:

Procedura për azil në Hungari mund të zgjasë deri 60 ditë, ose 15 me procedurë të shkurtë

Procedura për azil në Hungari mund të zgjasë deri 60 ditë, ose 15 me procedurë të shkurtë

Pasi MPB dhe MPJ konfirmuan se Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, është aktualizuar çështja nëse kryeministri hungarez Viktor Orban i cili njihet si mik i afërt me Gruevskin, do ta pranojë kërkesën e tij për azil ose jo.

Por cila është procedura për azil në Hungari?

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e Shërbimit për migrim dhe azil në Hungari, procedura për azil hapet kur kërkesa arrin në institucionet kompetente për emigrantët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nëse kërkuesi për azil e lëshon vendin e tij për shkak të përndjekjes ose rrezikut serioz për jetë, autoritetet hungareze duhet të njoftohen për këtë qëllim dhe të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.


Përveç kësaj mënyre, ligjet hungareze mundësojnë që shtetasit e huaj të dorëzojnë kërkesë për azil para se të hyjnë në territorin e Hungarisë.

Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)
Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Sa zgjat procedura për azil?

Procedura për azil zbatohet në afat prej 60 ditëve, duke përfshirë edhe intervistën kokë-më-kokë me kërkuesin për azil. Koha e nevojshme për procedurat nuk është e përfshirë në afatin procedural. Megjithatë qeveria mund të sjell vendim në afat më të shkurtë kohorë, gjegjësisht në të ashtuquajturën procedurë të shkurtë, e cila zgjat deri 15 ditë.

Nëse refuzohet kërkesa për azil për arsye të ndryshme, vendoset që kërkuesi i azilit të ekstradohet nga territori i Bashkimit Evropian.

Mund të ketë paraburgim, por më së shumti deri 6 muaj

Gjatë zbatimit të procedurës për azil, sipas Procesit të Dublinit, organi kompetent për emigrantët ka të drejtë të paraburgos secilin kërkues për azil. Paraburgimi mund të jetë më shumë deri 72 orë dhe të vazhdohet deri 60 ditë me vendim të gjykatës. Ky organ mund të dorëzojë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit disa herë, por nën kushtin se paraburgimi nuk duhet të tejkalojë 6 muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori