LAJMI I FUNDIT:

Probleme me MacBook Pro

Probleme me MacBook Pro

Një numër i madh shfrytëzuesish të modeleve MacBook Pro me ekrane me diagonale 17 dhe 25 inçë, kanë kërkuar ndihmë përmes forumit të Apple duke treguar për problemet e sistemeve të tyre te të cilët vjen deri te ‘ngrirja’ e fotografisë.

Një përdorues madje ka shkuar aq larg, saqë ka vizituar një dyqan lokal të Apple dhe ka provuar të gjitha modelet të cilat ishin të ekspozuara, ndërsa në secilin prej tyre ishte i pranishëm i njëjti problem.

Kompania tash për tash nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por sipas njërit nga pjesëmarrësit në forum, Apple është duke punuar për zgjidhjen e problemit.

Sipas asaj që mund të kuptohet në forum nga përdoruesit, problemet janë të lidhura me nxehjen e tepërt të grafikës gjatë punës intensive të saj. /Telegrafi/