Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, i filluar 11 vjet më parë, nuk dha efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike. Për më shumë, thonë ata, ky proces kishte rezultuar me shkurtim të vendeve të punës.
Nga rreth 520 ndërmarrje shoqërore sa figurojnë të jenë në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit, deri me tani ka arritur të privatizojë shumicën prej tyre dhe është në proces të përmbylljes së likuidimit.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se normat ekonomike në Kosovë tregojnë qartë se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore nuk ka sjellë zhvillim ekonomik.
Nga viti në vit, shton Rexhepi, Kosova ka shënuar më shumë rënie ekonomike sesa ngritje. “Procesi i privatizimit nuk solli ndonjë të mirë. Kjo duket më qartë kur kemi parasysh që një numër i madh i ndërmarrjeve nuk janë aktivizuar, sipërfaqe të tëra të privatizuara kanë mbetur djerrinë, janë shuar shumë vende të punës, pra nuk ka pasur gjenerim të punësimit dhe ndërmarrje të shumta nuk ekzistojnë fare”, thekson Rexhepi.
Ai shton se procesi i privatizimit në Kosovë ka qenë i dështuar në aspektin ekonomik dhe ka qenë i papranueshëm nga aspekti social.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se në privatizim janë përfshirë 406 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave janë krijuar dhe tenderuar 769 ndërmarrje të reja, ndërsa janë shitur 534 asete përmes likuidimit. “Deri më tani nga shitjet e gjithëmbarshme numri total i kontratave të nënshkruara nga këto shitje ka arritur në gjithsej 1303”, ka shtuar Kaloshi.
Nga këto privatizime, deri më tani janë grumbulluar në fondet e mirëbesimit rreth 600 milionë euro.
Ndërkohë sipas përfaqësuesve të bizneseve, Kosova nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore më shumë ka humbur sesa që ka fituar.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se nga ky proces më shumë ka pasur mbyllje të vendeve të punës, sesa hapje të vendeve të reja të punës. Sipas tij, është proces i përcjellur me mjaft parregullsi.
“Në përgjithësi mund t’i numërojmë në gishta ndërmarrjet që kanë pasur sukses. Ndërsa për të folur për mos sukses, ka një mori storiesh që e argumentojnë një gjë të tillë. Edhe këto ndërmarrje që kanë pasur një efektivitet pozitiv janë të pafuqishme për të ndikuar në përmirësimin e imazhit të Kosovës, në kapital të freskët nga investitorët të huaj, dhe mbi të gjitha në krijimin e një mirëqenieje sociale në Kosovë. Nga ky proces është pritur shumë më shumë sesa që është gjeneruar”, thekon Gërxhaliu.
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, shton Gërxhaliu, duhet t’i nënshtrohet një rivlerësimi ose rishqyrtimi. “Duhet të bëjmë çmos që të paktën këto vitet e fundit që kanë mbetur para mbylljes së AKP-së, të involvohet ekspertiza shkencore, të kemi sundim të rendit dhe ligjit, pasi që vetëm me këta dy faktorë mund të arrihen efektet pozitive”, thekson Gërxhaliu.
Me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, të pakënaqur vazhdimisht janë shprehur edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mekanizëm ky që mbron të drejtat e punëtorëve në vend.
Sidoqoftë, procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore po i vie fundi. Ligji për mbylljen e Agjencisë Kosovare të privatizimit së shpejti pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj do të përcaktojë kohën se kur do të përfundojë procesi. Ai nuk ka dhënë një afat të caktuar, por që ka bërë të ditur se mund të jenë dy apo tre vjet për aq sa është e nevojshme që të përfundohet ky proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh