Privatizimet dhe zgjedhjet
Kohëve të fundit në qarqet politike kosovare është duke u vënë re një ndjenjë e fuqishme anti-privatizim. Kjo reflektohet edhe në programet dhe premtimet e disa partive politike në fushatën zgjedhore si Vetëvendosja dhe Aleanca për Kosovën e Re. Disa nga arsyet mbështetëse të kësaj përmenden: dështimi në disa nga privatizimet e deritashme dhe shitja e pronës publike. Kjo rrymë si shembull kryesor të modelit ekonomik është duke e marr modelin slloven që ka ruajtur pronësinë e asseteve shtetërore dhe ka privatizuar shumë pak, për të mos thënë hiç, nga ndërmarrjet shtetërore.
Është fakt që disa nga privatizimet e deritashme kanë rezultuar në dështime për shumë arsye si teknologjia e vjetër, korrupsioni qeveritar, mosrespektimi i kushteve të kontratës nga kompanitë privatizuese, dhe kontrolli i pamjaftueshëm nga organet përgjegjëse qeveritare për mbikëqyrjen dhe detyrimin e këtyre kompanive në përmbushjen e plotë të kushteve në kontratat e privatizimit. Për ndërmarrjet që kanë trashëguar teknologji shumë të vjetër ka qenë më e kushtueshme që të ndërrohet komplet teknologjia se të ndërtohen fabrika të reja, kështu që, dështimi i tyre ka qenë fare i pritshëm, normal, dhe nuk ka pasur asnjë opsion më të mirë. Arsyet tjera kanë mundur dhe mund të eliminohen apo të paktën të zvogëlohen në minimum.
Modeli ekonomik slloven, edhe pse ka pasur rritje të konsiderueshme ekonomike, është kritikuar ashpër nga ekonomistët dhe analistët ekonomik botëror. Po t’i lexosh raportet e Wall Street-it për Slloveninë, vihet re një zhgënjim shumë i madh për faktin që pritjet kanë qenë shumë më të mëdha se arritjet aktuale. E gjitha kjo i atribuohet udhëheqjes ish-komuniste që nuk ka lejuar privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe nuk ka krijuar klimë mjaftueshmërisht të favorshme për investitorët e huaj. Nga sllovenët kemi shumë gjëra të mira që mund t’i marrim dhe aplikojmë, por jo modelin e tyre ekonomik sepse nuk ka rezultuar i suksesshëm.
Para disa ditësh, Albin Kurti deklaroi se privatizimi i PTK-së është humbje e pronës publike dhe privatizim i profiteve. Ky është një konstatim tërësisht i gabuar. Kompania që do privatizoj PTK-në nuk mund ta marr PTK-në e ta zhvendos në një vend tjetër. PTK prapë do mbetet në Kosovë. PTK ka pasur profite në kohën kur kishte monopol të plotë dhe me çmime enorme si 16 cent për minutë. Me futjen e IPKO-s në treg, edhe këto profite janë zvetënuar drastikisht.
Çfarë mund të pritet nga mosprivatizimi potencial i PTK-së?
Profitet do vazhdojnë të ulen dhe me liberalizimin e plotë të kësaj industrie edhe do falimentoj duke i shkaktuar humbje qindra milionëshe ekonomisë kosovare.
Cilat janë përfitimet nga privatizimi i PTK-së?
Së pari, 400-500 milionë euro kapital i huaj futet në ekonominë kosovare për 75% të aksioneve të kësaj kompanie. Së dyti, dhjetëra apo qindra milionë euro tjera investime në teknologjinë e re si shërbimet e internetit mobil 3G e 4G, televizioni mobil, etj. Së treti, rritje të eficencës në menaxhimin e kompanisë që rrjedhimisht sjell rritje profiti, 25% e së cilit i takon prapë qeverisë kosovare dhe rritje e taksës në të ardhura që arkëtohet nga buxheti i shtetit. Së katërti, ndikon shumë pozitivisht në krijimin e klimës së favorshme për ardhjen e investitorëve tjerë të huaj e që përkthehet në krijime të vendeve të reja të punës, rritje të GDP-së dhe aktivitetit ekonomik, etj. Sa më shumë investitorë të huaj të kemi duke vepruar në Kosovë, aq më shumë të tjerë do vijnë. Së pesti, krijon parakushtet për liberalizimin e plotë të tregut të telekomunikacionit që nënkupton ardhjen e kompanive tjera të kësaj fushe në Kosovë me investime qindra milionëshe, krijime të mijëra vendeve të reja të punës, rritje të GDP-së, ngritje të cilësisë së produkteve dhe ulje të vazhdueshme të çmimeve si rezultat i konkurrencës, etj. etj.
Si konkluzion, të dalësh kundër privatizimit të PTK-së dhe ndërmarrjeve tjera shtetërore ose duhet të jesh kundër progresit ekonomik të Kosovës ose shumë naiv për nga njohuritë ekonomike. Unë, personalisht, uroj shumë që në këto zgjedhje të fitojnë parti si VV, FER, e AKR, sepse janë të vetmet që nuk kanë dosje korrupsioni apo krimi, kanë idealizmin e domosdoshëm për t’i ecur para proceset si mbrojtjen e interesave kombëtare, luftimin e korrupsionit, konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokratik, dhe zhvillimin ekonomik. Vota për këto parti në këto zgjedhje nënkupton edhe dënimin për korrupsionin, krimin, dhe paaftësinë e LDK-së, PDK-së, AAK-së, dhe LDD-së gjatë udhëheqjes së tyre në këto vitet e pasluftës. Mirëpo, VV duhet t’i rishikoj seriozisht politikat e saj ekonomike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?