Pritshmëria dhe e vërteta pas shpalljes së pavarësisë
Lindja e një shteti të ri në Ballkan, ishte një ngjarje që në këtë pjesë të Evropës do të ndryshonte hartën politike. Akti i shpalljes ishte finalizim i një sakrifice të kamotshme gjithëpopullore, e cila kulminacionin e vetë e arriti në vitet e ’90, kur represioni serb ishte bërë i padurueshëm për popullatën shqiptare në Kosovë. Akti i shpalljes së pavarësisë, kishte ngjallë një entuziazëm dhe një gëzim të paparë në Kosovë, kjo ngase populli i Kosovës e mendonte këtë ditë si zgjidhjen e të gjitha problemeve, e në veçanti si shkëputje njëherë e mirë nga Serbia. Por kjo nuk doli të jetë aq e thjeshtë sa e mendonim të gjithë ne. Periudha e pas shpalljes ishte një sfidë po aq e madhe sa edhe ajo para shpalljes. Kjo edhe mund të kuptohet nëse marrim parasysh politikën insistuese dhe dekonstruktive të Serbisë në raport me Kosovën. Madje Serbia gjithnjë ka gjetur një formë të re për ta sfiduar dëshirën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë të pavarur. Ajo që është pak e kuptueshme në këtë fazën e passhpalljes së pavarësisë është mospërgjegjësia e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj.
Suksesi i një qeverisje të mirë nuk matet me deklarata patriotike e jo të sinqerta, por me rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarit të rëndomtë. Te qenit udhëheqës i popullit nënkupton të qenit i ndërgjegjshëm ndaj atyre të cilët i udhëheq. Ajo çka është dëshmuar, sidomos në periudhën e pasluftës, nga qeveria e Kosovës është një shembull jashtëzakonisht i keq për të gjithë ata të rinj që nesër pretendojnë të jenë nëpër pozita vendimmarrëse në këtë vend. Vështruar kronologjikisht ngjarjet që kanë ndodhë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, vijmë në një konstatim të thjeshtë: politika te ne akoma konsiderohet si një mjet për të bërë luks, për të krijuar superioritet, për tu bërë njeri që blenë gjithçka me para… Më së paku kjo do të duhej të ndodhte në Kosovën e pavarur. Ne do të duhej të jepnim shembullin e menaxhimit të mirë, shembullin e qeverisjes së ndërgjegjshme, shembullin e dëshirës për ta ndërtuar këtë vend, shembullin e rimëkëmbjes së ekonomisë së këtij vendi… dhe ne dështuam, nuk e dhamë këtë shembull. Ata që ishin miqtë e Kosovës edhe në ditët më të vështira, dhe që investuan aq shumë për ta bërë Kosovën një vend të pavarur, panë që ne e duam këtë vend më pakë se ata, panë se ne jemi në gjendje të rrezikojmë interesat e këtij vendi për interesa të vogla personale…
Ne sot kemi një qeveri ku një numër i madhe i ministrave të saj janë të përfolur madje edhe të akuzuar me prova konkrete që dëshmojnë se ata kanë keqpërdorë, dhe kanë vjedhë paratë e taksapaguesve. Ata nuk u treguan të përgjegjshëm të paktën të kërkojnë falje, ose të japin dorëheqje…
A kështu e merituan ky popull që dhanë gjithçka për këtë vend?
Ne sot jetojmë në kushte të vështira ekonomike, papunësia ka kapluar këtë popull gjithandej, pensionet kanë vlerë ofenduese për një njeri që ka punuar 40 vjet rresht. Derisa deputet dhe ministrat e qeverisë tonë, marrin paga marramendëse, madje nuk mjaftohen me këto paga dhe gjejnë mënyra të tjera për tu pasuruar… Ne sot kemi një situatë të brishtë, madje të pakontrolluar në veri të vendit. Atje funksionojnë struktura paralele serbe, grupe terroriste të organizuara, kontrabandistë dhe kriminelë…derisa kryeministri i vendit tonë pohon që ne kemi qeverinë më të mirë të mundshme…
A vërtetë nuk meritojmë ne qeverisje më të mirë? Ne vërtetë duhet të vejmë gishtin në kokë, dhe të mendojmë më kthjellët. Ne duhet të kuptojmë që tashmë ndërtimi i shtetit tonë varet nga ne. E vërteta është që ne po shkruajmë historinë e këtij vendi, por e rëndësishme është që atë ta bëjmë histori të suksesit, e jo të bëjmë gabime të cilat do të duhet t’i përmirësojnë pasardhësit tanë pas shumë vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarr-komoglavve-780x439.jpg)
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re