LAJMI I FUNDIT:

Pritet rritje e rasteve me kancer të zorrës së trashë

Pritet rritje e rasteve me kancer të zorrës së trashë

Një studimi i shkencëtarëve britanikë sugjeron se në 30 vitet e ardhshme do të vijë deri te rritja e rasteve me kancer të zorrës së trashë, edhe atë për 50%.

Sipas European Journal of Cancer, njëri nga shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të të sëmurëve me kancer të zorrës së trashë është numri gjithnjë e më i madh i njerëzve me mbipeshë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Mançesterit thonë se faktor tjetër i madh i rrezikut për këtë sëmundje është mosaktiviteti trupor.

Ky studim është i bazuar në të dhënat e grumbulluara në shtatë vende të ndryshme, ndërsa ekspertët thonë se ruajtja e peshës normale trupore dhe angazhimi fizik, mund të pengojnë dukshëm rritjen e numrit të të sëmurëve me kancer të zorrës së trashë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori