LAJMI I FUNDIT:

Prishtina – Vëllaznimi, derbi i javës

Prishtina – Vëllaznimi, derbi i javës

Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të, të Raiffeissen Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën me fillim në ora 13.15 takohen: Liria-Drita dhe KEK-u-Hysi, ndërsa të dielën po në të njëjtën orë zhvillohen Prishtina-Vëllaznimi, Gjilani-Lepenci, Besa-Trepça dhe Trepça 89-Drenica.

Në këtë xhiro veçohet dueli Prishtina – Vëllaznimi. Të dyja palët synojnë kreun e tabelës dhe pikërisht ky takim mund të jetë test i mirë i përgatitjes së tyre në këtë rrugëtim.

Është paralajmëruar se do të ketë numër të madh shikuesish andaj “FC Prishtina “ po i bën të gjitha përgatitjet e duhura që organizimi të jetë në nivelin më të lartë. Takimet tjera pavarësisht se mbeten në hijen e derbit për nga pesha e tyre, vlerësohen se mund të jenë joshëse dhe të forta. /Telegrafi/