LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Ferronikelin pas vazhdimeve

Prishtina mposht Ferronikelin pas vazhdimeve

Ndeshja e rrethit të dytë të garave në Kupën e Kosovës mes Ferronikelit dhe Prishtinës i takoi bardhekaltërve, të cilët siguruan një fitore me rezultat 2-1, në kohën shtesë të takimit.

Sulmuesi Florim Berbatovci ishte heroi i bardhekaltërve i cili i shënoi të dy golat për ekipin e tij e që ia siguruan një fitore të rëndësishme për t’u kualifikuar më tej.

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet tjera të rrethit të dytë të garave të Kupës së Kosovës në futboll.

Kualifikimin në çerekfinale e siguruan Hysi, Prishtina, Hajvalia, Fushë Kosova, Trepça dhe Drenica, derisa një ditë më herë pjesëmarrjen në fazën tjetër e kishte siguruar edhe Istogu.


Ndërkaq, skuadra e fundit çerek-finaliste do të përcaktohet më 10 mars, kur zhvillohet ndeshja Ferizaj – Ulpiana.

Rezultatet e ndeshjeve:

Hysi – Besa 2-2, pas vazhdimeve, 3-2
Hajvalia – Llamkos Kosova 1-1, penallti 5-2
Ferronikeli – Prishtina 1-1, pas vazhdimeve 1-2
Fushë Kosova – Vëllaznimi 2-2, penallti 6-5
Trepça – Drita 1-0
Drenica – Trepça 89’ 2-0
Istogu – Liria 1-0.

/Telegrafi/