LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mbledh yjet me 15 qershor

Prishtina mbledh yjet me 15 qershor

Yjet shqiptare të futbollit do të zbarkojnë në Prishtinë më 15 qershor të këtij viti, në një ndeshje luksi me FC Prishtinën. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga presidenti i ekipit më të trofeshëm kosovar, Remzi Ejupi.

Kështu në muajin qershor para dashamirëve të futbollit kosovar do të parakalojnë thuajse të gjitha yjet e futbollit shqiptarë që paraqiten aktualisht në klubet evropiane, përfshirë këtu edhe kosovarët që bartin fanellën e kombëtares shqiptare. Sipas presidentit të bardhekaltërve ideja për organizimin e kësaj ndeshje ekzibicionale ka lindur pas një sërë takimesh që ai kishte pasur me ata, e në veçanti pas ndeshjes së Shqipërisë me Norvegjinë në Oslo.

“Kjo ide ka qenë aktuale edhe më parë, por vetëm tashti e ka marrë dritën jeshile nga të gjithë. Duke filluar nga futbollistët që luajnë nëpër Evropë, e deri tek klubi i Prishtinës. Ishte e nevojshme që të gjendet vetëm një datë e pranueshme për të gjitha palët dhe falë kontakteve që kam pasur kohëve të fundit me shumicën prej tyre ia kemi dalur të merremi vesh për ditën e organizimit të këtij spektakli futbollistik, i cili do të zhvillohet edhe në kuadër të 90 vjetorit të themelimit të klubit”, tha Ejupi.

Kështu me 15 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë do të paraqiten yjet shqiptare të futbollit kosovar që luajnë nëpër klube të ndryshme evropiane, në krye më kapitenin e kombëtares shqiptare dhe anëtarin e ekipit italian, Lazio, Lorik Cana. Përveç tij pjesë e ekipit të yjeve do të jenë edhe Granit Xhaka, Debatik Curri, Armend Dallku, Besart Berisha, Alban Meha, Migjen Basha, Samir Ujkani, Etrit Berisha, Valdet Rama, Mërgim Mavraj,Valon Behrami, Blerim Xhemajli e shumë të tjerë… “Shumica prej tyre e kanë konfirmuar ardhjen në Prishtinë dhe kjo vetëm sa tregon se sa ata janë të gatshëm të vijnë dhe luajnë në Kosovë, për ta nderuar vendin dhe njerëzit e tyre”, ka shtuar presidenti i FC Prishtinës.


“Në krye të tyre do të jetë Loriku, i cili në asnjë moment nuk ka hezituar që të pranoj ftesën, e pas tij edhe të tjerët, përfshirë edhe Besartin, i cili ka qenë i entuziazmuar me faktin që do të luaj para dashamirëve të futbollit në Kosovë. Në Prishtinë sigurt do të vijnë edhe të gjithë kosovarët që luajnë në kombëtaren shqiptare”.

Njeriu i parë i bardhekaltërve shpreson se karvanit të yjeve në Prishtinë do ti bashkohet edhe ylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, me të cilin ai do të kontaktojë së shpejti. “Shumë shpejtë pres të takohem dhe të bisedoj edhe me Xherdanin. Shpresoj që edhe ai do të jetë dakord të vij në Prishtinë, në mënyrë që ndeshja të jetë sa më spektakolare dhe kënaq të gjithë ata në Kosovë që e duan futbollin”.

“Besoj se prezent në stadium me 15 qershor do të jenë edhe lojtarët e tjerë kosovarë që luajnë në Evropë”, tha presidenti i FC Prishtina për Zëri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ndërkombëtare
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Ndërkombëtare
Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Premier League
Kalo në kategori