LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kremton Ditën Botërore të Shëndetit

Prishtina kremton Ditën Botërore të Shëndetit

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me OBSH-në kanë mbyllur qarkullimin për mjete motorike në rrugën “Luan Haradinaj” nga ora 10 deri në orën 16, me ç’ rast shumë fëmijë kanë kryer aktivitete të ndryshme.

Krahas vozitjes së biçikletave dhe akrobacioneve të shumta grupi `xixëllonjat` kanë argëtuar fëmijët dhe kalimtarët e rastit. Përfaqësues të OBSH-së ata komunalë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se ky organizim bëhet me qëllim të ofrimit të hapësirave më të mëdha për lojëra dhe uljes së ndotjes që vjen nga mjetet e shumta motorike në kryeqytet.

Kjo nismë synohet të jetë tradicionale duke mos përjashtuar mundësinë të bartet si formë për ulje të ndotjes dhe mbrojtje të shëndetit në qytetin e Prishtinës. Në këtë organizim kanë marrë pjese edhe infermiere të cilat kanë matur peshën e qytetarëve dhe tensionin. /rtk/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori