LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kampione vjeshtore

Prishtina kampione vjeshtore

Skuadra e Prishtinës është kampioni vjeshtor në futboll, kjo më shumë falë disfatës së Dritës në fushë të Lepencit.

Kryeqytetasit barazuan 1-1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e fundit për të mbledhur 34 pikë në pjesën e parë të sezonit, ndërsa ndiqen nga Drita me 32 pikë. Nëse kjo e fundit do të kishte nxjerrë fitore në takimin ndaj Lepencit, do të rreshtohej e para, edhe pse gjilanasit edhe me kaq janë befasi e këtij stinori.

Nga ndeshjet tjera të kësaj jave të fundit të pjesës vjeshtore të sezonit, Kek-u dhe Trepça’89 ndanë pikët (1:1), derisa fitore shënuan Besa ndaj Lirisë (1-0), Drenica ndaj Trepçës (2-1) dhe Hysi ndaj Vëllaznimit (3-1).

Pjesa e parë e këtij edicioni të Raiffeissen Superligës së Kosovës në futboll u karakterizua me një rivalitet më të theksuar se sezonet e kaluara, që solli edhe lojëra më cilësore. E veçanta tjetër ishte rritja e numrit të shikuesve nëpër stadiume.


Derisa Drita ishte befasia e këndshme e sezonit, para tifozëve të vet kanë zhgënjyer ekipet si Hysi, Vëllaznimi dhe Besa, ndërsa edhe më shumë ka zhgënjyer Trepça.

Bazuar në renditjen në tabelën e klasifikimit, pjesa pranverore e sezonit pritet të jetë edhe më interesante sepse ka shumë skuadra të cilat kërkojnë titullin dhe të tjera të cilat luftojnë për mbijetesë.

Rezultatet e xhiros së 17-të dhe të fundit të stinorit vjeshtor të Raffeissen Superligës së Kosovës në futboll janë këto: Besa – Liria 1:0, Gjilani – Prishtina 1:1, Trepça – Drenica 1:2, Hysi – Vëllaznimi 3:1, Lepenci – Drita 2:1 dhe Kek-u – Trepça’89 1:1.
Tabela:
Nr Nd. Fitore Bar. Hum. Gol. Pikët
1.Prishtina 17 10 4 3 29:15 34
2.Drita 17 9 5 3 27:15 32
3.Trepça’89 17 7 8 2 24:14 29
4.Vëllaznimi 17 8 5 4 19:21 29
5.Hysi 17 8 3 6 26:19 27
6.Besa 17 6 4 7 20:23 22
7.Lepenci 17 6 4 7 15:18 22
8.Trepça 17 5 4 8 17:21 19
9.Drenica 17 5 4 8 16:20 19
10.Liria 17 5 2 10 16:25 17
11.Gjilani 17 4 4 9 14:24 16
12.KEK-u 17 4 3 10 16:24 15