Prishtina është Kosovë
Kur i referohesh Prishtinës, ti i referohesh Kosovës, ndërsa kur i referohesh Kosovës, ti i referohesh Prishtinës. Ky koncept politik, territorial dhe fetar është përhapur që dhjetë vjet. Edhe zbatimi i saj në praktikë po ndodhë tash e dhjetë vjet.
“Okupimi i Prishtinës nga çlirimtarët” më 1999 është ashiqare, por jo vetëm nga “çlirimtarët” por nga çdo pjesë e ndryshme e popullatës në Kosovë. Sot, në Prishtinë ke popullsi të përzier jo vetëm në baza etnike (shqiptarë, serbë, boshnjak, malazez, turq, romë, ashkali, egjiptias dhe të tjerë të huaj që vijnë e marrin para), por edhe popullatë të ndryshme të ardhur nga territore të ndryshme të Kosovës e të përmbledhur në Prishtinë, si: llapjanë, gjilanas, mitrovicas, pejanë, gjakovarë, etj., etj.
Reagimi i zakonshëm ndaj kësaj dukuri është se “kështu e ka kryeqyteti, i gjënë të gjithë në të”. Por, kjo dukuri në Kosovë nuk është normale, nuk është ashtu siç shfaqet. Njëra prej treguesve pse kjo dukuri nuk është normale është zhvillimi, përkatësisht, moszhvillimi i asnjë komune të Kosovës tash e dhjetë vjet.
Është e ditur që zhvillimi ekonomik, përkatësisht, mirëqenia e qytetarit (e përzier me lakmi tej mase) është arsyeja kryesore pse shumica e popullatës së Kosovës zbriti në Prishtinë. Kjo është arsyeja bosht e tërë këtij procesi të zbrazjes së krejt Kosovës në Prishtinë. Në njërën anë, lakmia për banesa, troje e shtëpi “të dërzhavës” dhe në anën tjetër mosinvestimi në boshtin ekonomik të Kosovës, në bujqësi, ndikoi që të mos ketë as investime të tjera nëpër komunat e Kosovës, si në shkollim, rrugë, ndërtime banimi, etj., etj.
Për dhjetë vjet rresht, kuvendet komunale janë shfajësuar se është qeveria qendrore (në Prishtinë) ajo që nuk po investon nëpër komuna. Për dhjetë vjet rresht këto kuvende nuk e kanë thënë të vërtetën. Para ka sa të duash nëpër komuna. Ajo që mungon është kreativiteti, është gatishmëria, është gjetja e mënyrave për investim e për zhvillim tërësor të secilës komunë. Kjo mungesë e iniciativës nga ana e udhëheqësve komunal ka bërë që popullata e secilës komunë në Kosovë të vijë e të gjejë njëfarë lloj rehatie të krijuar artificialisht në Prishtinë. Komuna e Prishtinës, përkatësisht, qyteti i Prishtinës, nuk është i zhvilluar fare, por në krahasim me prapambeturin e komunave të tjera, ajo del të jetë metropol. Ndërtimi i banesave kolektive pa plan, hapja e dyqaneve edhe në brendi të banesave kolektive, parkimi i veturave edhe nëpër ato pak hapësira të gjelbëruara, etj., në sipërfaqe shfaqet si zhvillim, por realisht është anarki totale (e cila pritet të legalizohet).
Por, a ka ndodhur e gjithë kjo rastësisht, pahiri? JO e madhe e shtypit bile. Kjo për shkak të zbatimit të planit të decentralizimit dhe shtyrjes së vazhdueshme të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë. Në momentin kur e shikon planin e decentralizimit të përgatitur nga Dokumenti i Ahtisarit, por edhe hartat e “Lëvizjes Vetëvendosje” atëherë shihet që këtu s’ka asgjë pahiri. Zbrazja e popullatës së Kosovës në Prishtinë nga ato territore nga më të “pazhvilluara” dhe, ndërkohë, investimi ndërkombëtar në infrastrukturë sidomos rrugore në këto pjesë të territoreve që në fund të krijojnë hapësira territoriale me “popullsi shumicë serbe”, që pastaj në regjistrimin e popullsisë të konfirmohet që këto territore të kenë mbulesë politike për t’u udhëhequr nga serbët shumicë (ose nga kushdo tjetër përveç shqiptarëve), është tregues evident që këtu s’ka asgjë pahiri.
Kështu, procesi i decentralizimit bënë që territore të caktuara të Kosovës rrjedhshëm të shkojnë diku tjetër, në emër të zhvillimit të shoqërisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, sovraniteti të tij, multietnicitetit dhe të tjera. Praktikisht, esenca e tërë këtij muhabet është që në momentin kur ti del nga Prishtina, më nuk je në Kosovë.
Në këtë mënyrë, ky proces është i pandalshëm. Ose, ekziston vetëm një mënyrë që të ndalet ky proces i ndarjes së Kosovës në baza territoriale, etnike dhe fetare: kthimi i popullatës nga Prishtina nëpër ato territore të Kosovës prej nga ka ardhur. Nuk dua të jem ironik, por më parë e bindë Shtëpinë e Bardhë që procesi i decentralizimit është ndarje territoriale, etnike dhe fetare e shtetit të Kosovës sesa që e bindë cilindo nga banuesit e Prishtinës që të kthehet në vatrën e vet. Problemi këtu janë gratë.
Kështu, ndoshta është mirë që Lëvizja Vetëvendosje! të rimendojë pozicionin e vet karshi këtij procesit sepse duket që po shkakton vetëm kokëdhëmbje publike, po shkakton parehati sociale, por edhe parehati politike krejt të panevojshme, kur realisht problemi i Kosovës as nuk janë e as nuk ishin as serbët e as ndërkombëtarët, por gratë tona.
Së fundi, po e shohim që çdo gjë që bëhet në emër të zhvillimit të Kosovës, siç janë panaire të ndryshme të librave, të bizneseve, të sporteve, koncerte, etj., bëhen në qendër të Prishtinës thuaja as Gjilani, as Podujeva, as Mitrovica, as Gjakova as Peja dhe të tjera vende, nuk janë pjesë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës