LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Mercedes-AMG S63 – i modifikuar

Prezantohet Mercedes-AMG S63 – i modifikuar

Pasi prezantoi Bentley Continental GT Speed të modifikuar, kompania Mansory në Frankfurt ka prezantuar edhe modelin tjetër të modifikuar, Mercedes-AMG S63 Coupe Black Edition.

Modeli origjinal është elegant, ndërsa Mansory Mercedesin e ri e ka modifikuar, duke e bërë tërësisht të zi. Ata gjithashtu zëvendësuan rrotat e thjeshta me një set 22-inçësh.

Vetura e modifikuar ka një fuqi të jashtëzakonshme të përforcuar nga motori me turbo të dyfishtë V8 5.5-litra që siguron 1 mijë kuajfuqi.


Derisa modeli standard S63 AMG 4MATIC shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda, modeli i modifikuar këtë shpejtësi e “kap” për 0.7 sekonda më shpejtë ndërsa shpejtësia maksimale është 300 kmh.

Mansory ka në plan të sjellë vetëm gjashtë njësi, por nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë.