LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Letonisë mbështet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, shprehet i paqartë për statusin e vendit kandidat

Presidenti i Letonisë mbështet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, shprehet i paqartë për statusin e vendit kandidat

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics ka thënë se Letonia është pro heqjes së masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

Rinkevics gjithashtu theksoi se e mbështetësin edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Diskutuam edhe për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, dhe qëndrimi i vendit tim është që BE duhet ti heq ato masa kufizuese. Sa më shpejtë që bëhet kjo aq më mirë. Gjithashtu mbështesim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, vazhdimin e dialogut sepse besojmë se kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon në një afat më të gjatë”, tha Rinkevics.


Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës  
Lexo po ashtu Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës  

Rinkevics tutje tha se nuk mund të ju premtoj që statusit të vendit kandidat për BE mund t’i jepet Kosovës deri në fund të vitit, duke u shprehur se “nuk mund të flas në emër të të gjitha shteteve anëtare”.

Presidenti letonez këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Ai tutje theksoi se janë të interesuar që të  forcojnë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike.

“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjithashtu mbështetje të plotë keni nga Letonia edhe për procesin e integrimit evropian”, ka thënë Rinkevics.

Rinkevics në fund ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, dhe i bëri ftesë publike presidentes Osmani që ta vizitoi Letoninë.

“Jeni e mirëseardhur që ta vizitoni Letoninë”, tha presidenti letonez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Siguri
Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Lajme
Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Lajme
NATO rrit praninë në Kosovë – KFOR përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Rumania

NATO rrit praninë në Kosovë – KFOR përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Rumania

Siguri
Formimi i Qeverisë së re, kush ka 'vija të kuqe'?

Formimi i Qeverisë së re, kush ka 'vija të kuqe'?

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori