LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Komitetit Olimpik i Serbisë: Nuk duhet t’iu shmangemi ballafaqimeve me sportistët e Kosovës

Presidenti i Komitetit Olimpik i Serbisë: Nuk duhet t’iu shmangemi ballafaqimeve me sportistët e Kosovës

Çdo gjë që po ndodh ditëve të fundit në sportin e Serbisë, ka të bëjë me një sfidë të drejtpërdrejtë me sportistët e Kosovës.

Presidenti i Komitetit Olimpik i Serbisë, Bozhidar Maljkoviq ka pohuar për mediat serbe se nuk duhet t’iu shmangemi përballjes me kosovarët si dhe nuk duhet të mos paraqitemi në ceremonitë e ndarjes së medaljeve.

A do t'i lejojë Serbia të marrin pjesë karateistët e Kosovës në Kampionatin Evropian në Novi Sad?
Lexo po ashtu A do t'i lejojë Serbia të marrin pjesë karateistët e Kosovës në Kampionatin Evropian në Novi Sad?

Në fakt, ai ka thënë se nuk e njohin Kosovën, por që edhe politika nuk duhet të ndërhyj në botën e sportit.


“Ne nuk e njohin Kosovën dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, kur atletët tanë fitojnë medalje, ata duhet të qëndrojnë pavarësisht se kush është në të njëjtin piedestal. Në olimpiadën për të rinjtë në Gyor ne kishim një problem pasi që sportisti nga Kosova në xhudo u shfaq në podium me garuesin tonë. Vendimi i Qeverisë së Serbisë ishte t’i shkruante Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar një letër për të mos njohur Kosovën. Dhe ne e bëmë atë. Por, qëndrimi im i fortë është që në podium duhet të dalim edhe nëse ka sportistë të Kosovës”, tha Maljkoviq.

Theksojmë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në Statut shprehimisht ndalon çdo përzierje të sportit dhe politikës.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është kundër çdo ndërhyrje të politikë në sportet olimpike”, shkruante në letrën e Thomas Bachut, Presidenti i IOC, të cilën ia kishte dërguar në vitin 2016, Tomislav Nikolicit, atëbotë kryetar i Serbisë.

Trajneri serb i hendbollit: Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport
Lexo po ashtu Trajneri serb i hendbollit: Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport

Lojërat e ardhshme Olimpike të Tokio janë në vitin 2020, shteti serb nuk ka asnjë strategji se çfarë duhet të bëjmë në rast se ka ndonjë ballafaqim me kosovarët, por veprimet si me rastin e anulimit të takimit me Kosovën në hendboll dhe xhudo, do t’i kushtoj me mos ftesë në olimpiadën që zhvillohet pas dy vjetëve.

Kujtojmë se Serbia është pezulluar nga Federata Evropiane Hendbollit pas mos paraqitjes në takimin kundër Kosovës në kualifikimet e botërorit ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodh edhe me xhudon, pasi shtetit serb ia kishte ndaluar xhudistes së vetë të ballafaqohet me kundërshtaren nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori