LAJMI I FUNDIT:

Presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Politikës tonë i mungon një faktor shumë i rëndësishëm. Tek ne politikani është në krye, tek ne është "për politikanin" dhe jo për popullin që e zgjedh. Politika është sikur një ndeshje në fushën e futbollit. Ky koncept është më elementari për t’u kuptuar edhe nga një njeri apolitik.

Në Republikën e Kosovës mungon drejtësia, mungon arbitri i lojës. Rrjedhimisht, politikanët tanë përfitojnë nga kjo gjendje, e kthejnë edhe veten në gjyqtarë të krizave, "të shërimeve", dhe me planet e tyre mendojnë dhe kujtojnë se sjellin drejtësi dhe mirëqenie.

Nënkuptohet pse korrupsioni është në kulm tek ne. Njerëzit janë të lodhur, njerëzit duan mirëqenie, duan liri të vërtetë çka garantohet vetëm nga drejtësia institucionale.


Të analizosh politikanët tanë gjeri në thelb, është një humbje kohe. Përkundër, mendoj se duhet ndryshuar shumëçka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës që drejtësia dhe politikanët tanë të vinë "në vend". Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet direkt nga vota e lirë e popullit, pasi është faktori politik që është jashtë politikës partiake. Në gjendjen e sotme, presidenti propozohet dhe zgjidhet nga partitë politike në Kuvend dhe ndaj është në dorën e tyre.

Presidenti duhet të përfaqësojë popullin direkt, pasi ai president që zgjidhet nga vota e lirë e popullit, është edhe ai që do ta ruaj drejtësinë në vend, sepse populli s’do të zgjidhte vetëm lojtarët, por edhe arbitrin e saj.

Mos të harrojmë, presidenti është ai që ka në dorë shkarkimin e prokurorëve të korruptuar dhe ai që mund ta mbajë gjallë drejtësinë, Prokurorinë dhe ndaj ta shtyjë të shkojë përpara. Nëse presidenti do të zgjidhej nga populli, atëherë edhe partitë politike do të frikoheshin dhe si rrjedhim edhe ato do të punonin më mirë, sepse s’do të kishin tjetër alternativë.

Shqiptarët në radhë të parë duhet të kenë besim tek drejtësia dhe të kërkojnë edhe më shumë, ta ngrenë zërin dhe mos të besojnë "çdo" politikanë. Besimi tek politikanët tanë sa vjen dhe zbehet, gjë e natyrshme pasi në Kosovë s’ka drejtësi të vërtetë. Por, duhet luftuar për drejtësinë pasi është në të mirë të gjithçkaje. Ndaj, është presidenti i zgjedhur nga populli ai që mund ta rregullojë punën në Kosovë!

Në trend

Më shumë
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Magazina
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
Gerta Gixhari skualifikohet nga  Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari skualifikohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Kalo në kategori