Në SHBA mania për marrjen e niacinës në vitet e fundit ka rezultuar me shitjen e kësaj vitamine në vlerën prej 900 milionë dollarësh në vit.
Por meqë në dy testimet e fundit klinike nuk është arritur të dëshmohet që parandalon vdekjen e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare shtrohet pyetja se për çfarë shërben.
Përdorimi i niacinës, po ashtu e njohur edhe si vitamina B3, në SHBA gati është trefishuar në tetë vitet e fundit – deri në gati 700.000 receta në muaj deri në fund të viti 2009, kanë zbuluar hulumtuesit.
“Studimi ynë tregon që recetat për niacinë janë në rritje të konsiderueshme, pavarësisht mungesës së dëshmive që kjo vitaminë redukton rrezikun nga vdekja nga sëmundjet e zemrës”, kanë publikuar shkencëtarët nga Universiteti në Pomona në artikullin e tyre, i cili është publikuar në “Journal of American Medical Association”.
Niacina hyn në materiet esenciale ushqyese, çka do të thotë që trupi nuk mund ta prodhojë sasinë e nevojshme dhe duhet të konsumohet përmes ushqimit. Në dozat e larta rrit kolesterolin e mirë, ndërsa redukton kolesteorlin e keq. Hulumtuesit kështu kanë përfunduar që kjo mund të nënkuptojë që redukton edhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër, angjina dhe sulmin në tru, transmeton Koha.net.
Shkencëtarët kanë shpresuar që niacina mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve me ngritjen e tipit të mirë të kolesterolit dhe duke reduktuar kështu përdorimin e statineve të cilat lidhen me një seri të efekteve anësore. Por, as niacina nuk është pa efekte anësore. Preparatet si Niaspan janë dizajnuar për të shmangur efektet e papërshtatshme anësore nga dozat e larta të niacinës me lirimin gradual të vitaminave, por ato mund ta dëmtojnë mëlçinë.
Megjithatë në vitet 2011 dhe 2012 dy studime të mëdha që përfshijnë gati 30.000 pacientë nuk kanë gjetur kurrfarë dobie nga marrja e Niaspanit, ose ndonjë formë tjetër niacinës, në aspektin e reduktimin të vdekshmërisë dhe sulmit në zemër.
Në studimin e ri, shkencëtarët nën udhëheqjen e Cynthia A. Jackevicius, profesoreshës së farmacisë në Universitetin në Pomona të Kalifornisë, kanë analizuar të dhënat për SHBA dhe Kanada, në mes viteve 2002 dhe 2009.
“Shpërpjesëtimi në mes shitjes së madhe dhe mungesës së dëshmive duhet të jetë në fokus të dialogut profesional për rolin e këtij ilaçi’, kanë shkruar hulumtuesit duke shtuar që reklamimi, i cili ka cak popullatën e gjerë është shkaku kryesor i popullaritetit të preparatit pas të cilit nuk ka dëshmi shkencore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe