Buxheti i vitit 2015, i cili është shqyrtuar dhe riproceduar si projektligji nga Qeveria e Kosovës dhe që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, është pak a shumë një përcjellje e trendit të deritanishëm të projeksioneve buxhetore. Sipas vlerësimeve të ekspertëve për çështje ekonomike, ky buxhet nuk mund t’i përmbushë të gjitha premtimet e partive të koalicionit qeverisës, që i patën dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti i vitit 2015 nuk do të ketë refleksion në disa prej pritjeve më bazike. Sipas tij, nuk duhet pritur realizim premtimesh nga alokimet buxhetore, por nga politikat tjera fiskale. Nga përvoja e deritashme, sipas tij, buxhetet e kaluara, të cilat janë të ngjashme me atë të vitit 2015, nuk kanë sjellë zhvillim të mjaftueshëm ekonomik.
“Mos të harrojmë se vitin e fundit kemi pasur rritje ekonomike prej vetëm 2.5 për qind dhe mesatarisht, rritje të njëjtë kemi pasur edhe në dy-tre vjetët e mëparshëm. Pra, në qoftë se ndjekim një shpërndarje financiare çfarë kemi bërë deri më tani, ku të gjitha paratë i çojmë vetëm në rrugë, pak në investime kapitale gjithë rajonale dhe më pak në forcimin e gjyqësorit, të edukimit dhe shëndetësisë ose të vet sektorit privat, atëherë është pak e pritshme që të kemi ndonjë ndryshim të madh të situatës ekonomike”, thotë Abdixhiku.
Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, vlerëson se aprovimi nga Kuvendin i Kosovës i ligjit për buxhetin, të propozuar nga qeveria e vendit, do të jetë vetëm një hap drejt mundësisë eventuale për realizmin e premtimeve të partive të koalicionit qeverisës, të cilat i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Profesor Bektashi, vlerëson se buxheti për vitin 2015, mund ta mbajë administratën dhe t’i realizojë projektet e propozuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore. “Unë nuk besoj se në kushtet e tanishme mund të paraqitet kriza financiare në Kosovë. Janë arsye të shumta. Por, problemi qëndron në atë se buxheti nuk mund ta luaj rolin e një faktori shumë të rëndësishëm zhvillimor”, thekson Bektashi.
Ndryshe, ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësuan se qëllimet e parashtruara në formë të premtimeve nga ana e partive të koalicionit qeverisës, nuk mund të realizohen, jo vetëm për shkak të mjeteve, por pa ndryshuar klimën e biznesit dhe qasjen ndaj investitorëve të huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!